Report Tv ka siguruar dëshminë e 29-vjeçarit, Blerim Bulica, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme pas dhunës që ushtroi ndaj policit në Tiranë dhe vëllait të tij. I arrestuari Blerim Bulica ka pretenduar se me vëllanë e policit njiheshin prej kohësh, duke qenë se janë nga Kukësi dhe kanë pasur një sherr të hershëm për një borxh të pashlyer.
Disa herë, sipas tij janë takuar për t'u sqaruar dhe gjatë kohës që kanë komunikuar së bashku kanë përfunduar me fyerje ndaj njëri-tjetrit.
Lajmi kryesor:
VIDEO/ Dhunohet polici dhe vëllai i tij në Tiranë, 5 persona i zënë në 'pritë' dhe u kërkojnë borxhin! Në pranga 29-vjeçari, 4 në kërkim
SI.E.//ReportTv.al