Një 23-vjeçar është ndaluar në Pogradec pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Ndërkohë, në Korçë një 28-vjeçar është arrestuar pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij. Ajo është pajisur me urdhër mbrojtje.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit A. B., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka përndjekur dhe ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.
Po këta specialistë arrestuan në flagrancë shtetasin J. C., 28 vjeç, banues në Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje”, njofton policia.