Foto ilustruese

Dhunuan punonjësit e 'Shqiponjave' në gjendje të dehur, pranga dy të rinjve në Elbasan

29 Qershor 2020, 11:08| Përditesimi: 29 Qershor 2020, 11:10

  • Share

Dy të rinj në Elbasan arrestohen pasi në gjendje të dehur kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Forcës së Posaçme 'Shqiponja'. Në pranga përfunduan dy të rinjtë me iniciale E. Sh., 33 vjeç dhe I. S., 29 vjeç, të dy banues në Elbasan, të cilët në gjendje të dehur po sillnin shqetësim për banorët, në lagjen "Luigj Gurakuqi", Elbasan. Ka qenë një telefonatë ankuese për dy të rinjtë, që ka bërë që policia të shkojë në vendin e ngjarjes për ndalimin e tyre, por ata janë kundërshtuar me dhunë  nga të rinjtë.

Të dy shtetasit janë neutralizuar dhe shoqëruar forcërisht në ambientet e Policisë dhe në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi në flagrancë i tyre, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës" e kryer në bashkëpunim.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

I.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 29/06/2020 11:42

    Hahahaha dhunohen shqiponjat... Policia qe ne duam. Presupozohet se ato do na mbrojne. Ku jemi katandisur dhunohen uniformat Blu nga civilet. Profesionalizmi ne maximum... Polici inegzistente vetem show mediatik asgje konkrete. Neutralizimi me metoda speciale hahahahahah duket shum zhgenjyes.

    Përgjigju
    • Pjeter: 30/06/2020 07:30

      @Loni.Policet shqiptare nga vijne o shoku Loni? nga marsi? Jane pasqyre e shqiptareve,as me shume as me pak.Sforcohu edhe pak ne koshincen tate,se ndoshta te del diferenca e madhe,se si ishte policia shqiptare dhe si eshte aktualisht.Neve nuk na i gjejne dermanin kurre,hip mbi kale se te vrava,zbrit nga kali se te vrava.

    • Loni: 29/06/2020 16:38

      O mister policia mua as me ka hyre ne Pune policia edhe ska per te me hyre ne Pune asnjehere sepse as I Kam Rene njeriu me qafe e skam ndermend to bie ama ai qe me bien ta pyesi b*then mire. Jam koshient 100% un bosi edhe rripin e sigurimit e mbaj si me fiat u o si me Porsche cayenne edhe limitet e shpejtesise nuk I kaloj we skam leke teper nuk perdor as droge as alkol as duhan as kafe. Jam me I rregullt sa me lejon mundesia ime ekonomike. Edhe persa I perket policis shtetit 90% Jan injorante edhe nuk e kalojne testin psikologjik si nga prb (punonjesit e rolit baze shkurt policet)opgj oficeret e policise gjygjesore) kryekomisaret(Sheri komisariatit) drejtuesit e pare (drejtori I qarkut) edhe ai qe eshte ne krye te jush keshtu qe mos me trego policine e shtetit sepse e njoh paksa me mire se ju edhe sdin te formulojne nje deklarate edhe ik e hap ndonje dosje qe shkon be prokurori e shkruar nga oficeret e policis gjygjesore me rika e pula te vjedhura. Keshtu qe mos shiko anen siperfaqesore o mister policia. Flm shum qe replikon por mua as me ka hyre edhe sdo me hyj Po ta perseris prap. Te pershendes.

    • Policia: 29/06/2020 12:56

      Mbahu mos u zgjenje kaq. Cfare njerezish jeni vetem vrer keni brenda. Policia ka shkuar ata i kane kundeshtuar dhe i kane arrestuar. Ngjarje normale asgje per ironi. Do doja te te shihja si do sillesh po te kesh nevoje per policine se atehere ju duken te mire

  • Azbi Kadriu: 29/06/2020 11:40

    Policet e shqiponjave jane va laca arogant qe rrine gjidh diten me shoket e vet kriminela. I bjen me qafe njerezve me arogance dhe i fyejn se ndihen te paprekshem

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?