Dhunuan të moshuarën në Divjakë dhe i grabitën florinjtë, Braçe: Horra, ta dhunosh kështu kur është e pambrojtur më turp nuk ka

9 Tetor 2023, 13:07| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 13:09

  • Share

1696847337_Screenshot4.jpg

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj dhunës që është ushtruar ndaj një të moshuara në Divjakë, ku dy grabitësit i janë futur brenda në shtëpi dhe e kanë dhunuar. Më pas i kanë vjehdur edhe bizhuteritë e florirt. Braçe thotë se është një trup që grabitësit ishin nga i njëjti fshat, ku edhe pse  edinin se e moshuara ishte e vetme dhe e pambrojtur.

"Nëna në foto është Rahime Dardha, barbarisht e dhunuar! Është nga Shenepremte, Divjake. Tre ditë më parë, dy horra po nga ky fshat, kanë hyrë dhunshëm në shtëpinë e saj, për të vjedhur, kanë vjedhur gjithçka gjetën. 82 vjeç, e vetme, i ka rezistuar grabitësve, të cilët e kane dhunuar barbarisht, katandisur kështu siç e shihni!

Nga momenti i parë i ngjarjes deri dje në mbrëmje vone, Policia ne Divjakë ka kryer çdo veprim te paraparë nga ligji, për të vënë në pranga grabitësit. Dje ne mbrëmje vonë janë lidhur me pranga, që të dy. Me ta janë gjetur edhe materialet e vjedhura. Shumë shumë faleminderit Policisë së Divjakës!

Në anën tjetër. Siç thashë, të dy grabitësit janë nga i njëjti fshat, fqinje domethënë; me turp nuk ka!

Të dish sa vjeç është, të dish që është e vetme dhe e pambrojtur dhe ta dhunosh kështu, nuk ka ndodhur kurrë me parë, kurrë në atë fshat! Mezi pres që fshati të reflektojë ndaj një barbarie të tillë", shkruan Braçe. 


Lajmi kryesor:

E rëndë në Divjakë/ 2 të rinj i futen në shtëpi 81-vjeçares, e dhunojnë dhe i vjedhin florinjtë, arrestohen nga policia! E moshuara: Njëri më torturoi e kafshova


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?