Sport

Dhurata e veçantë, kryeministri francez i shkon Papës në Vatikan me bluzen e ‘pleshtit’

18 Tetor 2021, 14:54| Përditesimi: 18 Tetor 2021, 14:55

  • Share

Një dhuratë e veçantë është kosnideruar ajo që kryeministri francez Zhan Kasteks i ka bërë Papa Franceskut gjatë një vizite në Vatikan.

Politikani francez ka shkuar në Vatikan me fanellën e Messi-t, një lojtar i cili pëlqehet tej mase nga Papa, që kurrë nuk e ka mohuar dashurinë për futbollin. Fanella për më tepër ka qenë e firmosur nga vetë ‘ylli’ i Paris SG.

Duhet theksuar gjithsesi që fanella ishte vetëm një nga një sërë dhuratash që kryeministri francez kishte përgatitur për Papën.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?