Kronikë

‘Dhuro gjak, shpëto jetë’, 100 studentë dhe pedagogë të Policisë iu përgjigjën thirrjes nga Kryqi i Kuq për të ndihmuar fëmijët talasemikë

22 Qershor 2021, 10:12| Përditesimi: 22 Qershor 2021, 10:16

  • Share

Për t’iu ardhur në ndihmë fëmijëve talasemikë, 100 studentë dhe pedagogë të Kolegjit Policor dhe Akademisë së Sigurisë iu përgjigjën thirrjes së bërë nga Kryqi i Kuq për të dhuruar gjak.

Lajmin e ka bërë me dije Policia e Shtetit përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku edhe kanë publikuar pamje nga momentet ku studentë dhe pedagogë kanë dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

Ata shprehen se në themelin e misionit të Policisë së Shtetit qëndron humanizmi dhe sakrifica.

“Dhuro gjak, shpëto jetë”, shkruhet në postim.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?