Prej një viti e gjysmë premton se shumë shpejt revolucioni do ndizet flakë dhe do përmbysë qeverinë me "protestat më madhështore, që ka njohur ndonjëherë vendi". Tashmë ka gati një vit që ka marrë timonin dhe rri e merret me luftën e brendshme, fut e bjerë Alibeajt!
Prej një viti tashmë mezi ka bërë dy protesta e gjysmë, sa për sy e faqe, ndërsa vazhdon e krekoset se opozita e tij është "më e fortë se kurrë" dhe "më e bashkuar se kurrë".
Në fakt, gjithçka qe po kërkon është një alibi për revolucionin, të cilit i është lag kandela, si dhe një alibi për humbjen spektakolare të pritshme në zgjedhje.
Për këtë po e ndihmojnë fort edhe mediat e oligarkisë qe po merren, prej dy javësh, me një vrimë në ujë, duke u marrë, natë e ditë, edhe ata me Alibeajn ndërsa heshtën njëzëri për dosjen Gërdeci që merr te pandehur Mediun.
Nuk ka as ide te reja, as platforme, as reformim, as njerëz, as entuziazëm. Vetëm rrena banale, premtime bajate, gjuhë agresive dhe paranoje teorish konspirative.
Prognoza po del e qartë dhe situata po shkon siç pritej. Opozita e Berishës po rreshket drejt izolimit, tkurrjes, radikalitetit, iracionalitetit dhe banalitetit, çfarë do ta shpjerë pashmangshëm drejt shndërrimit në një garnizon militantësh fundamentalistë që shtrëngojnë radhët në frëngjitë e një lufte imagjinare kundër gjithë botës.
Revolucioni ka shku ne te Sheqeres…
Përgjigju