Partia Demokratike është aset Kombëtar!
Partia Demokratike në të mirë dhe në të keqe ka dominuar politikën shqiptare për 30 vjet tranzicion! E ka qeverisur atë, ndoshta me faje të mëdha, por edhe me suksese të konsiderueshme siç janë disa si
- Modernizimi digjital, iniciativë ekskluzivë e PD që sot Shqipëria radhitet ndër vendet me shërbimet më të mira online falë e-albania, duke eliminuar radhë në sportele apo burokraci të panevojshme e duke rritur efikasitetin, cilësinë dhe marrjen e shërbimeve cilësore pa humbur kohë e pa paguar para nën dorë
- Zhvillimi i infrastrukturës me rrjetin kombëtar të rrugëve, por edhe shumë rrugë të tjera rurale
- Anëtarësimin e Shqipërisë në Nato dhe po ashtu edhe liberalizimin e vizave
- Rritje të konsiderueshme të ekonomisë për shkak të politikave fiskale dhe regjimit të taksave të aplikuara deri në 2013
Jo vetëm për këto, por PD është një aset kombëtar duke qenë sot e vetmja forcës politike e së djathtës më e madhe opozitare dhe që kërkon të jetë alternativë qeverisëse. Duke qenë se PD është aset kombëtar dhe shtyllë e rëndësishme e demokracisë në vend dhe e rendit kushtetues, teorikisht ajo është në interesin e çdo demokratik, por edhe të çdo qytetari, sepse vendi nuk mund të qëndrojë pa Opozitë dhe as nuk mund të imagjinohet pa Opozitë.
Në këto rrethana, si qytetar i atij vendi, si i djathtë, si anëtar i PD nuk mund të qëndroj indiferent ndaj krizës që e ka përfshirë atë në dy vitet e fundit, pa mohuar këtu edhe opozitarizmin e gjatë në vend duke mos bërë të mundur rotacionin e pushteti që ka kaq shumë rëndësi për demokracitë e shëndosha e për më tepër për demokracinë tonë të brishtë. Kam ndjekur nga afër reagimet/qëndrimet tuaja, që nuk mund të qëndrojnë jashtë vëmendje duke qenë se ju sot keni detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Prandaj, si qytetar, si demokrat dhe i djathtë, në mënyrë pozitive, dashamirëse kam dëshirë që tu drejtojë disa pyetje që janë shumë të rëndësishme për të kuptuar qëndrimet tuaja, për të qenë të qartë ne dhe për të ditur se kush janë zgjidhjet Statutore që ju propozoni për zgjidhjen e Krizës:
1. Në reagimet tuaja procesin e zgjedhjes së kryetarit e lidhni me idenë së do të përshkallëzojë ndarjen e PD! A mund të na e shpjegoni sesi procesi i zgjedhjes së Kryetarit, le të themi shumë i vonuar e nxit ndarjen e PD? Kur flisje për ndarjen e PD, për cilën PD e keni fjalën?
2. Çfarë mendoni për koalicionin “Bashkë Fitojmë”? E konsideroni një forcë politike që ka bërë zgjedhjet e saj dhe sot është kundërshtarë ndaj interesave të PD duke pasur fakt se në zgjedhjet e fundit ka dale më ofertën e saj politike? A mendoni se dalja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” me ofertën e saj politike, me pjesëmarrjen në zgjedhje me logon e koalicionit e ka dëmtuar PD? A mendoni se ky realitet i ri është për tu konsideruar mundësi bashkimi pas ngjarjeve dhe pjesëmarrjes së në zgjedhje?
3. 8 janarin, ngjarjen tek selia e PD si konsideroni? A mendoni se pas asaj ngjarje ka akoma mundësi ose opsione për tu bashkuar demokratët?
4. Çfarë mendoni për ata demokratë që vendosen të rezistojnë e të qëndrojnë brenda në selinë e PD me 8 janar edhe falë faktit se ju në atë kohë bashkë me kolegët e tjerë të PD e kishit konsideruar si një rezistencë nda demokracisë?
5. Çfarë mendoni sot për vendimet “Non Grata” të vëna në zbatim nga SHBA? A keni të njëjtin mendim e qëndrim që keni pasur më parë?
6. Linja euro-atlantike e PD a mendoni se është një kusht i pa negociuar për bashkimin e PD ose për çdo formë tjetër bashkëpunimi?
7. Pas dorëheqjes së z. Lulzim Basha, pavarësisht disa përpjekjeve në kushte të jashtëzakonshme, a mendoni se duhet të ishte bërë më shumë duke rritur takimet me bazën dhe me strukturat e PD? Ju si Sekretar i Përgjithshëm çfarë keni bërë në drejtimin organizativë të PD deri në hapjen e procesit për zgjedhjen e Kryetarit që është caktuar me datë 29 Korrik?
8. E drejta për karrierë është një e drejtë legjitime e çdo anëtarë të PD, për më tepër që ju jeni Sekretar i Përgjithshëm? A keni ju ambicie për të garuar dhe për të marr drejtimin e PD? A mendoni se garimi i juaj është një garanci ose mundësi për të shpëtuar përçarjen e PD siç e keni cilësuar ju?
9. Reagimet ose replikat tuaja në lidhje me vendimet e forumeve të tjera të PD në lidhje me zgjedhjet e kryetarit me datë 29 korrik ka ardhur përmes statuseve online ose përmes studiove televizive. A është normale që Sekretari i Përgjithshëm të mos marrë pjesë në forumet që bën pjesë, që i ka mbrojtur deri pak kohë më parë? A nuk është shenja më e lartë e demokracisë pjesëmarrja dhe përballja me ato që ju pretendoni ose kërkoni në forumet drejtuese? Nëse Ju si Sekretar i Përgjithshëm keni zgjedhur të mos merrni pjese, a mund të jepni shpjegime ndaj anëtarësisë pse e keni bërë këtë zgjedhje e nëse ju pengojnë pjesëmarrjen të tregoni se kush po ju pengon?
10. Në lidhje me procesin e Bashkimit të PD: Cila është optika juaj për bashkim dhe kur e keni fjalën për bashkim me cilën palë mendoni se duhet të bashkoheni nëse jeni të ndarë?
11. Me aq sa ju kam ndjekur kam kuptuar se ju jeni kundër rikthimit të Bashës në kreun e PD! Ju jeni Sekretari i Përgjithshëm, përtej teorive politike, a mund të na thoni kush janë klauzolat që e pengojnë një rikthim të tillë?
U mendova tu bëj vetëm disa pyetje në mënyrë paqësorë për të kuptuar kështu sadopak krizën e dytë që ka përfshirë PD, ku ju jeni tashmë protagonist dhe keni bërë thirrje të mbledhur Online Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike.
Ore ti po liston sukseset e PD-së me 70.000 anëtarë, me në krye Berishën. Ato nuk janë sukseset e kësaj të ashtuquajturës PD, me nga 50 anëtarë në çdo qark, që duan të zgjedhin Bashën kryetar!
PërgjigjuSala esht burr, Luli eshte gru, Bardhi eshte BQ
PërgjigjuGaz Bardhi din me i then farfalles se by…. Ai eshte as gru as burr si duhet me u pergjigj?
Përgjigju