Kosova & Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak në Romë: Hapa të tjerë na presim përpara, mirënjohje Italisë për mbështetjen e integrimit të Ballkanit në BE

18 Nëntor 2021, 16:51| Përditesimi: 18 Nëntor 2021, 16:57

  • Share

ITALI- Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, në një vizitë zyrtare në Itali është takuar me nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam.

Përmes një njoftimi në Twitter, Lajçak shkruan se gjatë këtij takimi është diskutuar mbi dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Lajçak falënderon Italinë për mbështetjen që ajo ka hënë për ointegrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian,

“Në Romë, pata kënaqësinë të diskutoj me nënsekretarin italian të shtetit Benedetto Della Vedovam, lidhur me zhvillimet e fundit në Ballkan. E përditësova për gjendjen aktuale të dialogut dhe hapat që kemi përpara. Faleminderit Italisë për mbështetjen e saj të madhe për punën time dhe integrimin e rajonit në BE”, shkruan Lajçak.

Kujtojmë se një ditë më parë, në Bruksel u mbyllën takimet me delegacionin e Kosovës dhe Serbisë, por pa një datë për një takim trepalësh, kjo për shkak se Beogradi dhe Prishtina kanë qëndrime të kundërta lidhur me temat që mund të diskutohen në takim. Të dy delegacionet zhvilluan takime të ndara me të ngarkuarin e BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?