Trashësia e borës shkon deri në 80 cm në fshatrat malorë të Dibrës, ku shumë banorë kanë mbetur të izoluar, si dhe ka probleme në furnizimin me energji elektrike.
Reshjet e dëborës kanë krijuar probleme me furnizimin me energji elektrike në zonat e thella të Bulqizës e Dibrës. Konkretisht janë pa energjia elektrika Lura, Rec, Ostren Trebishtë, Tërnova, për shkak se janë këputur shtyllat elektrike.
Situatë problematike paraqitet edhe në rrugët rurale të këtyre njësive Administrative ku dëbora shkon deri në 80 centimetra. Rruga nga Ura e Çerenecit në Librazhd qe përfshin dhe tre njësi administrative të Bulqizës, Ostren, Trebisht dhe Gjoricë është e izoluar nga bora dhe pa energji elektrike.
"Rruga është skandal, nuk kalohet. Dritat u fikën jemi 48 orë pa drita. Fadromë që pastron rrugën nuk kemi parë", thanë banorët.
Sa i përket rrugëve nacionale, qarkullohet me zinxhirë në akset Peshkopi - Burrel - Tiranë dhe Klos - Tiranë (Rruga e Arbrit). Akset e tjera Ura e Çerenecit - Librazhd dhe Peshkopi - Kukës kalimi bëhet me vështirësi dhe me zinxhirë.