Dibër/ Iu gjet në banesë lëndë shpërthyese! Nis procedimi penal ndaj 53-vjeçarit

25 Korrik, 09:54| Përditesimi: 25 Korrik, 09:56

  • Share

Policia e Dibrës ka nisur procedimin penal ndaj një 53- vjeçari, pasi iu gjetën në banesë kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Vijon kontrollet intensive në kuadër të "Sundimit të Ligjit", për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Posedonte në banesë kapsolla detonatore dhe fitil zjarr përcjellës , nis procedimi penal për 53-vjeçarin.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër,  në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas në fshatin Fushë-Alie,  posedonte në banesë lëndë shpërthyese, kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit të banesës,  kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhjetra metra fitil zjarr përcjellës,  kapsolla detonator, dhe disa fishek armë gjahu.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Xh.K.,  53 vjeç, banues në fshatin Fushë-Alie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?