Foto nga operacioni i SPAK një ditë më parë

Kronikë

100 mijë lekë që specialisti i pyjeve të bëhej mësues në Dibër, SPAK e kapi 'me presh në duar' teksa po shkëmbente paratë me zyrtarin e Këshillit të Qarkut

29 Shtator 2021, 09:48| Përditesimi: 29 Shtator 2021, 10:18

  • Share

Dy persona u arrestuan në ditë më parë  në Dibër, pas një aksioni të SPAK në zyrat e Arsimit, për korrupsion me punësimet. Në pranga ranë Fitim Farruku, shefi i Financës së Këshillit të Qarkut dhe Halit Shehu, specialist Pyjesh, ndërsa Report TV ka zbardhur edhe skemën e korrupsionit që këta persona përdorën për një vend pune si mësues në Dibër.   

Fitim Farruku i ka premtuar punë si mësues Halit Shehut, kundrejt një pagese, që t’i sigurojë më pas ndikim tek drejtuesit e Zyrës Arsimore Dibër. Ata u vunë në pranga menjëherë pasi Shehu i dha Farrukut shumën prej 100 mijë lekësh.

Shehu dyshohet akuzohet për veprën penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike”. Ndërkohë Farruku dyshohet se ka konsumuar elementet e figurës penale të “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

SPAK mësyu një ditë më parë në zyrën arsimore në Dibër, ku u ushtruan kontrolle në zyrat e arsimit dhe në banesat e personave të arrestuar.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?