Kronikë

Diell dhe rritje temperaturash, parashikimi i motit për ditën e sotme

19 Maj 2021, 07:40| Përditesimi: 19 Maj 2021, 07:42

  • Share

Orët e para të ditës së sotme do të mbeten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave kalimtare, ku më të shpeshta vranësirat do jenë pjesërisht në zonat e ulëta dhe kryesisht ato malore duke krijuar mundësinë për shira të papërfillshëm në zonat veriperëndimore dhe skajin Verior. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës të largojë vranësirat nga i gjithë territori duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese.

Temperaturat e ajrit ngrihen lehtë në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 28°C.

Era do fryjë mesatare dhe herë pas herë forcohet në det me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke gjeneruar në det dallgëzim 4 ballë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?