Politikë

Diella bëhet me Facebook, 'ministrja' virtuale iu ‘flet’ qytetarëve: Puna ime për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast (VIDEO)

18 Shtator, 08:05| Përditesimi: 18 Shtator, 09:02

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mëngjesin e sotëm se tani më Diella ministre e shtetit për Inteligjencën Artificiale ka faqen e saj zyrtare në rrjetin social në Facebook.

Në një video të postuar nga kreu i qeverisë Diella shprehet se puna e saj në shërbim të njerëzve nuk do të ndalojë asnjë çast, teksa thekson se misioni i saj është gjithashtu të lehtësoj punën e qeverisë.

“Përshëndetje, falë punës sime të palodhur si asistentja juaj u zgjodha Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale në qeverinë e re. Misioni im tani është të lehtësoj çdo ditë e më shumë punën e qeverisë. Mos kini asnjë merak, puna ime në shërbimin e drejtpërdrejtë për ju nuk do të ndalojë në asnjë çast", dëgjohet të thotë Diella.

Më 11 shtator Rama shpalli kabinetin e ri për mandatin e katërt qeverisës, me 16 Ministri, një prej të cilave siç nuk ka ndodhur ndonjëherë, ishte pikërisht ministrja virtuale, Diella. Por në listën e dërguar presidentit, Diella nuk figuron asgjekundi. 

Zgjedhja e kryeministrit për të emëruar një “ministre” të gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale, tërhoqi edhe vëmendjen e mediave të huaja, ku ndër të tjera nënvizojnë se Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ndërmerr një hap të tillë.

Xh.K/Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Une: 18/09/2025 10:31

    Pyete pak Ramen kush ia ka shkruar fjalimin Dielles?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Opozita pengon Ramën të prezantojë programin qeverisës, si iu duket?