Vlorë, 'Benz'-it i vendoset zjarri qëllimisht, digjet edhe furgoni, pronari: Mund të jetë ngatërresë (PAMJET)

5 Korrik 2019, 10:54| Përditesimi: 5 Korrik 2019, 12:05

  • Share

Rikthehen djegiet e automjeteve në Vlorë. Dy automjete janë përfshirë nga flakët gjatë natës së 05:00 korrikut në lagjen 'Lef Sallata' të qytetit të Vlorës. Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:00 të mëngjesit, ndërsa sipas policisë dyshohet se është djegur qëllimisht një automjet tip 'Benz' me targa AA250 JG në pronësi të Skënder Demajt.

Nga flakët mësohet se është përfshirë në pjesën e përparmë edhe një automjet tip furgon, i cili ndodhej i parkuar pranë 'Benz'-it. Ngjarja është parë nga vetë pronari i mjetit, i cili ka lajmëruar policinë, ndërsa efektivë të policisë së Vlorës dhe forcave zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Dyshimet e para sipas policisë janë që automjetit ti jetë hedhur benzinë, ndërsa po hetohet për arsyet e ngjarjes. Sipas policisë  Skënder Demaj është një person pa precedent dhe i panjohur për blutë e Vlorës në  ndonjë ngjarje tjetër. Edhe vetë ky i fundit në deklaratën e dhënë para policisë kur është marrë në pyetje ka mohuar të ketë konflikte, ku  ka theksuar se edhe mund të jetë ngatërruar mjeti i tij.

Gjithsesi policia është duke vijuar hetimet për ngjarjen dhe zbardhjen e saj, ndërsa gjithcka ka ndodhur në një zonë ku mungojnë kamerat e sigurisë, ndërsa policia po kërkon të sigurojë pamje nga biznese që ndodhen në rrugën hyrëse dhe dalëse të  vendit të ngjarjes.
1562317263_1562317041makinaedjegur2.jpg

Makina tip Benz qe iu vendos zjarri ne Vlore

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?