Digjet qëllimisht 'Benz'-i luksoz qe perdorte kushëriri i Damian Gjiknurit, Bodurri: Makina është e baxhanakut (FOTO)

2 Qershor 2019, 09:55| Përditesimi: 4 Qershor 2019, 21:01

  • Share

Një automjet luksoz tip 'Benz' është djegur në mesnatë në Gramsh. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Xhile Liçi” në afërsi të qendrës së këtij qyteti. Policia njofton se automjeti me targë AA 999 XS që u dogj ishtë në perdorim të Gjergji Bodurrit, i cili është kushëriri i ish-ministrit socialist, aktualisht deputet Damian Gjiknuri, por ne pronesi te baxhanakut te tij.

"Gjatë natës në lagjen "Xhile Liçe", të Gramshit, ka rënë zjarr në mjetin qe ishte i parkuar në rrugë pranë banesës të shtetasit Gj.B Si pasojë mjeti është djegur pjesërisht. Nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve" thotë policia e Elbasanit.

Gjergji Bodurri pas publikimit të lajmit ka reaguar për Report Tv duke kujtuar edhe nje here se makina nuk është në pronësi të tij, por e baxhanakut. 'Makina nuk është e imja, por e baxhanakut tim' tha ai për Report Tv.

Në vendin e ngjarjes shkuan menjëherë zjarrfikësit dhe policia. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka bërë që automjeti të mos digjet tërësisht, por vetëm në pjesën e përparme. 

Makina e djegur

Ende nuk dihen shkaqet, por policia njofton se nga hetimi paraprak dyshohet se zjarri është i qëllimshëm, pasi mund të jetë përfshirë në veprimtari të jashtëligjshme. Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë së bizneseve pranë vendit ku u dogj makina për të shkuar në gjurmët e autorëve që i vendosën flakën makinës.

Makina ka qenë e parkuar në rrugë poshtë banesës së Bodurrit kur është përfshirë nga flakët gjatë natës. Gjergji Bodurri prej vitit 2013 deri pak kohë më parë, kur u mbyllën ka qenë përgjegjës i Task Forcës tek autoriteti i njësisë së lojërave të fatit, ndërsa administronte edhe disa pika në Gramsh.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ani: 02/06/2019 22:56

    O kleo o Rinerta valle a ka K*** bodurri jot ?? Sma do mendja te kete k*** se te kishte do ishe ndryshe o gjyshe

    Përgjigju
  • Ani ani: 02/06/2019 22:53

    O kleo o nertil dule sa bukur e bukur e mbroke bodurrin, ka K*** bodurri ? Po te kishte K*** do ishte ndryshe

    Përgjigju
  • John: 02/06/2019 18:23

    H Bodur ike nga ushtrise sa u be kusheriri I pare minister Po me vjen mire qe qenke kapur o katunar

    Përgjigju
  • Kleo: 02/06/2019 15:47

    Je cuni me floriii te han K***N ty Respekte

    Përgjigju
    • Latif: 02/06/2019 18:50

      Kaq shume te paska pelqyer ty sa po ja uroke te tjereve te ndjekin shembullin tend o Kleo Klea?

    • Sotom: 02/06/2019 16:29

      Po ti mi halesh qe e mbron ate ca interesi ke o kurveee se i rropen shqiptaret yyy racqir

  • AMLF: 02/06/2019 14:30

    Prisni kur ta djegin te gjalle. Se ai legen nuk e di sa njerez ka marr ne qaf duke marr leke larte e posht. Para disa vitesh policia fsheu ngjarjen kur e goditen me thike kete ne shkoder.

    Përgjigju
    • Kleo: 02/06/2019 15:44

      Po ruhu se mos te djegin ty . Po ckeni me te tjeret qe flisni kot pa baza , ai esht cun flori te gjithe e respektojne si bie njeriu ne qafe Po ti ik shiko te gjesh ndonje pune te hash buk . Shendet

  • Berti: 02/06/2019 13:02

    Ligji antimafia nuk perjashton as nipin, as kusheririn dhe as baxhanakun nga sekuestro e parave te pista. Keshtu qe Damiani, i vellai qe nderhyri tek serverat e tatimeve dhe te gjithe ju shushunjat e tyre sipas ligjit duhej te ishit nen hetim. Por kur ligjin e ben maliqi ne rregull jrni ju, perballuni me vetgjygjesine tani. Edhe Saliu " nuk e njihte " baxhanakun ne Gerdec.

    Përgjigju
  • Daru: 02/06/2019 11:27

    Po normal qe i djegin makinen kurves se e bene lojrat e fatit bos. Te na rroje rilindja.

    Përgjigju
  • Unë: 02/06/2019 11:24

    Vari K.. N. Lekët e budallenjve që luanin në kazino ishin. SA të kesh budallenjt ti do blesh 10 Mercedes-Benz më të mirë se ai.

    Përgjigju
  • toni: 02/06/2019 10:24

    mekatet e damianit me hidrocentralin e banjes. kshu eshte kur rrjep popullin duke mbajt sekser farefisin

    Përgjigju
    • Klea: 02/06/2019 13:46

      Po me ate hidrocentral hengri buk e gjith gramshi bythen tia lepini se barbona rrugesh do ishit Dhe leri sekserat o toni vllai se nuk jan pun per ty

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?