Kronikë

Digjet gjatë natës makina e vëllait të Eljon Hysës në Krujë, në 2018 u gjet i vrarë dhe i groposur në Nikël

10 Maj 2021, 09:48| Përditesimi: 10 Maj 2021, 13:13

  • Share

Një makinë tip "Volkswagen" është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kaluar në Krujë, teksa ka qenë e parkuar në pronësi të shtetasit Sahit Hysa.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se makina e djegur është e vëllait të Eljon Hysës nga Gjormi, i cili u gjend i vrarë dhe i groposur në Niklës me 14 korrik të vitit 2018.

Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës të motrës së tij ku Hysa kishte shkuar për darkë tek motra e tij dhe ka marrë flakë.

Policia ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit, 6 persona dhe janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash

Praprakisht dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrëvënie të qëllimshme. Dyshohet se makinës i është vënë flaka si pasojë e hasmërive që familja e tyre ka.

Banesa ku i është vënë flaka ndodhet në një fshat në dalje të Fushë-Krujës dhe nuk ka kamera sigurie.

‘Më datë 09.05.2021, në orën 22:30, në Krujë  ka marë flakë në parkim mjeti tip "Volksëagen", në pronësi të shtetasit S. H. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes ku ka shoqëruar në ambientet e Komisariatit 6 persona, janë sekuestruar pamje filmike si dhe janë kryer disa kontrolle banesash.  Materialet i kaluan Prokuorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.’- njofton policia.

Eljon Hysa, i njohur ndryshe edhe me emrat Kejsi Hysa dhe Sahit Hysa, u gjet i groposur pranë një përroi në afërsi të varrezave të Niklës në 14 korrik të vitit 2018, pas 9 ditësh që ishte shpallur i zhdukur nga familjarët.

Hysa u vra dhe më pas u gropos pranë varrezave të fshatit Nikël, në mënyrë që trupi i tij të mos zbulohej. Ai ishte i akuzuar për një vrasje në Sarandë në 2015-në dhe i fshihej policisë pasi ishte shpallur në kërkim.  Por vrasja nuk kishte lidhje me krimin në Sarandë, por për shkak të prishjes së pazareve të drogës. Për vrasjen e Hysës janë arrestuar Hysnin Ramaj dhe Agron Tufa.

Hysni Ramaj, 31 vjeç tregoi para gjykatës dinamikën e vrasjes. Ai pranoi autorësinë para trupit gjykues, dhe tha se shkak për vrasjen ishin 8 mijë eurot që dy autorët i kishin borxh viktimës. “E vramë. I kishim 8 mijë euro borxh. Hysa kërkoi lekët, na shau dhe ofendoi.”-mësohet se është shprehur Ramaj para gjykatës.

1620633759_groposur.jpg

Eljon Hysa dhe vendi ku gjet i vrarë

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?