Dikur një nga këngëtarët më të njohur shqiptarë, Pëllumb Elmazi rrëfen kohën e festivaleve dhe jetën në Amerikë: Muzika e pandashme nga mua

28 Janar 2022, 14:24| Përditesimi: 28 Janar 2022, 14:32

  • Share

Prej vitesh i mungon skenës, ka krijuar jetën e tij në Amerikë por Shqipëria për të është vendi i kujtimeve të bukra, i rinisë dhe i pasionit të tij të pashtershëm për këngën. Këngëtari Pëllumb Elmazi në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ rrëfen për mungesën në skenë, jetën mes Amerikës dhe Shqipërisë dhe familjen e tij.

“Sot bashkë me mikun tim Kozma Dushin një nga miqtë e mi më të afërt është kënaqësi të jem këtu. Që nga koha që jam shkëputur nga puna, ne vijmë shpesh në Shqipëri bashkë me gruan, kalojmë disa kohë këtu, ky do jetë rrugëtimi jonë tani midis Shqipërisë dhe Amerikës”tha Pëllumb Elmazi.

Ndërsa rrëfeu edhe për rrugëtimin drejt muzikës dhe si ndërroi rrugën e jetës nga ekonomist në këngëtarë.

“Ne në atë kohë kishim këngë edhe nëpër anketa muzikore sepse zhvilloheshin edhe anketa muzikore çdo muaj, ishim në aktivitet gjithmonë përveç rasteve se unë kam qenë ekonomist dhe në 82’ kam kaluar këngëtarë profesionit në estradën e Korçës. Unë në kam patur pasion këngën që kur kam qenë në shkollë të mesme dhe aty kam filluar të këndojë. Këndoja me estradën e Korçës si amator dhe përfundimisht pasi u bëra pjesëmarrës në festival, krijova një emër” u shpreh ai.

Megjithatë rruga drejt muzikës do të ndërpritej pas viteve ’90 por ai nuk e humbi kurrë pasionin për të, ndër të tjera foli edhe për familjen e tij dhe jetën në Amerikë.

Mbas lëvizjeve demokratike në Shqipëri unë lash këngën sepse kuptohet vështirë në atë kohë, sepse nuk dihej se çfarë do të bëhej. Unë u mora me aktivitet privat dhe në ‘97 fati madh gruaja fitoi llotarinë dhe të shkonim në Amerikë ku vazhdoj të jetojë atje.  Kam jetuar 18 vite në New York dhe tani jam në Florida. Një djalë e kam në Florida ka dy fëmijë, dy të tjerët i kam në New York edhe ata kanë nga dy fëmijë, pra jam gjysh me 6 nipër e mbesa. Djali madh ka kënduar më mua kur kam bërë recitalin në Korcë, këndonte shumë bukur, ka marr pjesë në festivalet e Shkodrës atë kohë  edhe mbaroi shkollën e muzikës. Edhe nuk vazhdoi më me këngën por tani është invesigues në Florida, kanë krijuar karrierën e tyre në Amerikë.

 

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?