Dinamo është mposhtur 2-1 në javën e 24 të Kategorisë së Parë, por pavarësisht humbjes bardheblutë kanë siguruar matematikisht ngjitjen në Superligë 1 sezon pas rënies. Kjo sepse "nëndetësja" javën e ardhshme ka në kalendar ndeshjen me Tërbunin, që jepet 3-0 në tavolinë për shkak të dënimit të pukjanëve.
Sëbashku me Dinamon ngjitjen në Superligë ka siguruar edhe Skënderbeu. Falë fitores 0-4 kundër Cërrikut korçarët janë zyrtarisht në elitë sezonin e ardhshëm kur kanë mbetur edhe dy javë kampionat. Skënderbeu renditet i pari dhe maksimumi mund të humbasë kreun.
Ndërkohë ndeyshe paraqitet situata për Flamurtarin e vendit të tretë që duhet të luftojë ende për rikthimin në Superligë. Kjo sepse vlonjatët këtë të dielë janë mposhtur 0-1 nga Tomori.