Superliga shqiptare e futbollit ka zhvilluar këtë të shtunë dy sfidat e radhës për javën e shtatë. Në Elbasan skuadra e Dinamos fitoi 2-1 me përmbysje kundër Vllaznisë, ndërsa në Laç vendasit u mposhtën sërish, këtë herë 0-1 nga Teuta. Të premte Partizani fitoi 0-2 kundër kampionëve në fuqi të Egnatias.
Në "Elbasan Arena" skuadra e Dinamos përmbysi 2-1 në limite Vllazninë. Shkodranët kishin tre fitore radhazi andaj u futën me besim në fushë duke gjetur edhe avantazhin pas 28 minutave lojë me golin e Sala. Engjëll dhe djall djaloshi i Vllaznisë, që në minutën e 51 la të tijtë me një lojtar më pak pas dy kartonave të verdhë.
11 minutat e fundit ishin dramatike për shkodranët që pësuan dy gola. Itodo në të 79' dhe Dejvi Bregu në shtesën e pestë i dhanë tri pikë Dinamos, duke e ngjitur në kuotën e 11 pikëve. Vllaznia sërish në krye me 13 pikë.
Në Laç, vendasit u mposhtën 0-1 nga Teuta. Goli i Beqjas në minutën e 42 vendosi ndeshjen. Tre barazime dhe katër humbje për Laçin këtë sezon, që me katër pikë mban vendin e fundit.
Të diel luhen dy ndeshjet e fundit për raundin e shtatë. Në 16:00 Bylis luan me AF Elbasanin, ndërsa në 19:00 Tirana pret Skënderbeun në "Air Albania".
Superliga, java 7:
E premte, 27 shtator 2024
Egnatia 0-2 Partizani
E shtunë
Laçi 0-1 Teuta
Dinamo 2-1 Vllaznia
E diel
Bylis - AF Elbasani
Tirana - Skënderbeu
Renditja: