TIRANE - Ish-ambasadori i parë amerikan në Shqipëri, Christopher Hill i bëri thirrje politikës shqiptare të lërë zemërimin për vendimin e BE për negociatat, dhe të fillojë punën për plotësimin e kushteve.
Diplomati amerikan, cili po qëndron në Tiranë për Samitin e paqes të Evropës Juglindore tha se mos hapja e negociatave është një zhgënjim, por që nuk duhet ndërprerë puna për realizimin e reformave.
“Sa i përket negociatave ka njëfarë zhgënjimi por kjo gjë nuk të çon përpara. Duhet të mbledhim veten dhe të ecim para me realizimin e reformave. Duhet të lihet zemerata dhe të fillohet puna. Nuk po ju kërkohet të realizoni asgjë që nuk ju vlen juve”, tha Hill.
Ish-ambasadori amerikan foli edhe për situatën në Ballkan, mini-shengin ballkanik, dhe ndikimin rus në këtë rajon.
“Sa i përket mini-shengenit ballkanik, unë do të doja të shihja marrëveshje që rrisin lëvizshmërinë, nuk do të doja të shihja një marrëveshje që rritë lëvizshmërinë por ndalon marrëveshje më të gjera dhe më të mëdha. Ndërsa për ndikimin rus në këtë Ballkan, duhet të jeni shumë të kujdesshëm, kam disa shqetësime për atë qe po ndodh në Ballkan për këtë pikëpamje, por nuk kam shqetësime për atë qe do te jetë e ardhmja. Ballkani do të jetë i integruar në BE dhe NATO.”, u shpreh diplomati amerikan.
Qëllimi i këtij samiti që do të zgjasë deri më datë 27 të këtij muaji, është paqja dhe siguria në rajon. Ky samit organizohet nga Federata e Paqes Universale, dhe do të marrin pjesë një numër i shumtë i ambasadorëve të paqes dhe personalitete nga e gjithë bota.