Manchester United

'Dirigjenti’ Pogba dhe ‘killeri’ Rashford, Manchester merr tre pikët në transfertën e Leicester

3 Shkurt 2019, 17:43| Përditesimi: 3 Shkurt 2019, 17:51

  • Share

Manchester United është rikthyer te fitoret pas barazimit 2-2 javën e kaluar kundër Burnley-t. “Djajve të kuq” në “King Power stadium” të Leiçesterit u ka mjaftuar goli i Rashford në minutën e 9 të takimit. Sulmuesi anglez mori një asist të përkryer nga Poul Pogba dhe nuk fali përballë portierit Shmajkell. “Dhelprat” u përpoqën si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, por në asnjë rast nuk arritën të mposhtin De Gean.

Pas 25 javësh kampionat Manchester United renditet në vendin e pestë me 48 pikë, 2 më pak se Çelsi i vendit të katërt që është edhe pozicioni i fundit që të dërgon në “Champions” për sezonin e ardhshëm. Manchester City-Arsenal dhe Uest Hem-Liverpol janë dy ndeshjet e fundit të javës së 25 të “Premier League”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?