Disa ditë pa partneren e tij dhe i izoluar, Donaldi sërish ia del të bëjë dedikimin më romantik për Beatrix

26 Janar 2022, 01:20| Përditesimi: 26 Janar 2022, 07:39

  • Share

Edhe pse i izoluar brenda shtëpisë së Big Brother Vip, mesazhet për dashurinë e Donaldit për Beatrixën nuk mungojnë. Me një postim romantik në Instagram, shoqëruar me këngën e Beyonce 'I was here', 'Unë isha këtu', Veshaj i rrëfen përmes këtij mesazhi special se për pak kohë do të jenë së bashku. I bukur është edhe krahasimi që Donaldi bën me marrëdhenien e tyre duke e konsideruar 'ylber' dhe se ky moment që janë larg njëri-tjetrit është një moment kalimtar që duhet pritur, siç presim të pushojë shiu. 

“Që të shohësh ylberin duhet të presësh shiun. Qëndro e fortë dashuria ime”, shkruhet në postimin e fundit të Donaldit në ‘Instagram’, që deri më tani dimë se menaxhohet nga Romeo.

Të jetë ky një mesazh i kërkuar nga Donaldi për të mbështetur Beatrixën? Kjo është e vështirë të thuhet!

Megjithatë gjatë këtyre ditëve, Donaldi e ka treguar frikën e përplasjes së Beatrix me komentet jashtë shtëpisë.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?