Disa pyetje në lidhje me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë

7 Nëntor 2023, 18:58| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 19:00

  • Share

- Identifikimi i personave (marrja e shenjave të gishtave) që do të shpëtohen në ujera ndërkombëtare ku do të bëhet? 
- Në anijen ushtarake italiane 
- Shëngjin 
Nëse bëhet në Shëngjin, ky i fundit sipas të drejtës shqiptare dhe të drejtës ndërkombëtare do të konsiderohet territor italian apo shqiptar dhe mbi çfarë marrëveshje? Nëse do të konsiderohet territor shqiptar, atëherë a duhet ta paraqesin kërkesën e Azilit pranë institucioneve shqiptare dhe jo italiane?
- Në rast se do ju refuzohet kërkesa, cilat afate ligjore do të përdoren për ankimin? Afatet ligjore të ligjeve shqiptare apo afatet ligjore të ligjeve italiane? 
- Ankimi në cilën gjykatë italiane do e bëjnë dhe me cilin territor juridik do te lidhet Shëngjini duke qenë se është territor shqiptar? Apo do e bëjnë në gjykatë shqiptare me ligje italiane? 
- Nëse rasti një kërkesë për Azil do të përfundojë në Strasburg kjo e fundit sovranitetin e kujt vendi do të njoh dhe sistemin juridik të kujt vendi do të aplikoj : atë të Italisë apo të Shqipërisë?
- Nëse një kërkues azili do të përfundojë të gjitha shkallet e gjykimit, ekzekutimin, ekspulsin dhe riatdhesimin kush do e zbatojë? Autoritetet shqiptar apo autoritetet italiane? Duke qenë se riatdhesimet kanë një kosto shumë të madhe e kërkojnë burime të mëdha njerëzore për të aplikuar e për këtë arsye as në Itali riatdhesimet nuk kanë pasur sukses. Çfarë garancish ka se në Shqipëri riatdhesimi do të jetë funksional? Italia sipas të dhënave ka riatdhesuar në semestrin e dytë të 2023 vetëm 735 persona. Përveç problemeve dhe kostove të mëdha problem është edhe fakti se shumë vende nga të cilët vijnë ata që zbarkojnë në brigjet italiane nuk kanë marrëveshje me Italinë në lidhje pikërisht me riatdhesimet. 
- Sipas marrëveshjes së Dublinit, refugjatët kanë të drejtë të kërkojnë Azil në vendin e parë të BE që ju bëhet identifikimi. Pra, nën kupton marrjen e shenjave të gishtave. Në rastin e atyre që do të vijnë në Shëngjin kush do të konsiderohet vendi i parë, Italia sepse janë marre me një anije që ka flamurin italian apo në Shqipëri ku mund të behet identifikimi i tyre?
Në Itali pasi bëhet intervista paraprake për kërkesën e Azilit, azilkërkuesit marrin një Leje Qëndrimi 3 mujore dhe kanë të drejtë të lëvizin lirshëm në territor derisa të dalin para komisionit për marrjen e statusit a po jo. Nëse nuk kanë asnjë dokument identifikimi qëndrojnë në qendrën e mikpritjes për një periudhë 20 ditore. Nëse do të aplikohet edhe në Shqipëri kuadri ligjor italian çfarë do të bëhet me këta gjatë e periudhës 3 mujore? A do të lëvizin lirshëm nëpër Shqipëri apo do i mbajnë të mbyllur në Qendrën e Mikpritjes?

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pjeter: 07/11/2023 19:09

    Juridiksioni ekstrateritorial eshte i qarte per gazetarin? Shifeni dhe publikoni detaje se si funksionon, pyesni ndonje jurist qe merr vesh nga keto lloj punesh, e informoni publikun realisht!!

    Përgjigju
  • Koco: 07/11/2023 19:02

    Tmerrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrrr hoqen 50 mij studenta ne vit e sollen 50 mij Afrikan!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?