Kryeministri Edi Rama

Politikë

Diskutime me palën turke për turizmin farmaceutikën dhe energjinë, ja delegacioni që shoqëron Ramën në vizitën 2-ditore në Ankara

3 Qershor 2021, 14:03| Përditesimi: 3 Qershor 2021, 17:04

  • Share

Kryeminisrti Edi Rama, prej ditës së djeshme po zhvillon një vizitë dy-ditore në Ankara.

Burimet bëjnë me dije se kryeministri Rama është i shoqëruar nga ministrat Blendi Klosi, Belinda Balluku, Ogerta Manastirliu, Arben Ahmetaj, Evis Kushi, Elva Margariti dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë takimeve të shumta që delegacioni po zhvillon, po diskutohet me palën turke për projektet e bashkëpunimit me investitorë në fushat të ndryshme të rëndësishme si teknologjia digjitale, turizëm, farmaceutikë, energji e transport.

Në ditën e dytë të vizitës së tij në Turqi, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me pronarin e kompanisë së prodhimit të disa lloj vaksinash por edhe distributorin e Sinovac. Kryeministri shkruan se një nga projektet është ndërtimi i fabrikës së vaksinave në Shqipëri.

Ndërkohë ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu tha se gjatë takimit me homologun turk, është diskutuar mbi afatet konkrete për planin e bashkëpunimit në sektorin farmaceutik mes Agjensive të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore të vendeve tona, në funksion të rritjes së standardeve dhe sigurisë së shërbimit farmaceutik.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi, në kuadër të vizitës dy-ditore të delegacionit shqiptar në Turqi për shtimin e bashkëpunimeve dypalëshe mes dy vendeve tona, ka zhvilluar sot në Ankara një takim me Presidentin e Këshillit të Arsimit të Lartë të Republikës së Turqisë, Prof. Dr. M. A. Yekta Saraç. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka zhvilluar një takim me homologun e saj turk, dr. Fahrettin Koca në Ankara.

Ditën e djeshme, Rama ka zhvilluar një takim me presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan me dyer të mbyllura.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 03/06/2021 19:09

    O njish, sa hije të ka avjoni. Në Vlor do të thonin, sa hije të ka o pasha. Jepi drejtim. Syt e veshët tek ti.

    Përgjigju
  • res: 03/06/2021 16:42

    ik o rrenacak,ke shkuar te paguash paret e popullit per vaksinat kineze edhe te marresh nai rryfshet nga erdogani, idiot.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?