Gjatë ditës së sotme në sheshin Skënderbej ka nisur vaksinimi dhe për qytetarë të moshave 68 vjeç. KryeministrI Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thanë nga Pogradeci se këtë javë do të vijë një sasi e konsidresushme me doza vaksinash, ndërsa përgatiten për ta ulur fashën e grupmoshës së vaksinuar deri tek 60 vjeçarët me sëmundje kronike.
Sot është dita e 9 e procesit të vaksinimit masiv në vendin tonë. Gjatë ditës së sotme në dy çadrat e ngritura pranë sheshit ‘Skënderbej’ janë vaksinuar edhe qytetarë të moshave 68 vjeç e sipër.
Për mikrofonin e Report Tv kanë folur disa të moshuar të cilët ishin në pritje të marrjes së vaksinës kineze. Ja disa prej prenocimeve të tyre:
“Jam i kënaqur që po e bëj, vaksina është për të mirën tonë.”
“Shumë mirë jam ta bëj të jem akoma më mirë, më e sigurt.”
“Mezi prisnim ta bënim, jemi më të sigurt.”
“Më mirë ska ku shkon, tani po presim 20 minuta dhe të ngrihemi të ikim.”
“Aq mirë, nuk e ndjem hic të dyja e bëm edhe ajo edhe unë, shumë mirë. Ato nuk bëhen kot gjilpërat janë për të mirën e popullit.’
Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndoqën nga afër vaksinimin e të moshuarve në Pogradec.
Deri më tani janë kryer 192.882 vaksinime. Ka përfunduar vaksinimi i arsimtarëve në sistemin publik dhe jopublik ndërsa për personeli shëndetësor i ka marrë të dyja dozat e vaksinës.