Sport

Dita e dytë e Euro 2020, në fushë Belgjika ndaj Rusisë, Danimarka pret Finlandën, luhet edhe Zvicër-Uells

12 Qershor 2021, 10:39| Përditesimi: 12 Qershor 2021, 14:30

  • Share

Sot në ditën e dytë të Euro 2020 zbret në fushë Belgjika një nga skudrat me më potencial dhe që futet në grupin e favoriteve për të fituar trofeun. E udhëhequr nga sulmuesi Romelu Lukaku por edhe të tjerë futbollistë shumë cilësor belgët luajnë në Shën Petërburg në orën 21:00 kundër Rusisë vendase në ndeshjen e vlefshme për grupin B. Me Eden Hazard jo në formën optimale dhe De Bruyne që mungon nuk pritet që Belgjika ta marrë lehtësisht fitoren.

Në kampin e Rusisë edhe përpara publikut të tyre presin një ndeshje dëfryese kjo edhe për faktin se sfidat e kaluara mes dy ekipeve kanë qenë të hapura dhe kanë dhuruar spektakël.

Më herët po për grupin B në orën 18:00 debuton Danimarka në shtëpinë e saj në Kopenhagen. Danezët presin Finlandën që luan për herë të parë në një nivel të tillë. Kapiteni Simon Kjaer e ndien presionin e favoritit edhe pse thotë që është pozitiv. Sytë e vendasve po ashtu janë drejtuar edhe tek Eriksen nga i cili pritet shumë. Ndërsa finlandezët nuk kanë frikë. Edhe pse e dinë që nuk janë favoritë në përpalljen e sotme thonë se janë gati për të “luftuar”.

Në orën 15:00 Zvicra luan ndaj Uellsit në Baku të Azerbajxhanit në ndeshjen e vlefshme për grupin A. Këtë grup e kryeson Italia, që mbrëmë mposhti Turqinë 3-0.

Analiza e tre ndeshjeve të ditës së sotme të Euro 2020 dhe parashikimet vijnë sot në ‘MINUTA ZERO’ nga ora 14:00-15:00 me specialistët Albert Karriqi dhe Andrea Marko, të cilët dje parashikuan saktë edhe fitoren e Italisë./Pergatiti Andi Kapxhiu

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?