Foto nga Tirana

Ditë gjallërie në Shqipëri, Rama: Sa bukur do të ishte sikur gjithnjë të kishim një fundjavë pa makina (FOTO)

19 Prill 2020, 12:49| Përditesimi: 19 Prill 2020, 12:52

  • Share

Dita e sotme është shumë e gjallë, pasi i është kushtuar vetëm nënave më fëmijët e tyre të shëtisin në rrugët bosh të të gjithë vendit, pas izolimit prej COVID-19.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa foto ku shfaqen fëmijë të shoqëruar me mamatë e tyre që zbukuruan sot sheshet kryesore të qyteteve.

Kujtojmë që ditën e djeshme hapësirat publike ishin dedikuar të gjitha për gjyshet e gjyshërit.

Nisur nga kjo e shtunë dhe e dielë, ku në qytet dolën vetëm të moshuarit, fëmijët të shoqëruar nga mamatë e tyre, kryeministri Rama shkruan se do ishte vërtet bukur nëse ky shembull ndiqej edhe në muajt në vazhdim, pra edhe pasi t’i kthehemi rutinës së përditshme.

Një e shtunë e diel pa makina do ishte vërtet diçka e bukur për qytetin shkruan kryeministri.

Postimi i plotë:

Sa bukur do ishte sikur gjithnjë më pas të kishim fundjava pa makina fare dhe të mbanim mend, se për hir të gjyshërve e të fëmijëve së paku, jetohet edhe pa zhurma e pa bori të shtunave e të dielave, të paktën nga shtatori në prill kur s’ka nisur ende koha e plazhit. 

Dita e lirisë për nënat dhe fëmijët, Rama: Sa bukur do të ishte sikur gjithnjë të kishim një fundjavë pa makina
24/6
Komento

Komente

  • 4321: 19/04/2020 18:14

    Te gjithe populli do e perkrahin qe makinat private te shtune te diele jo ne qytet vetem ne unaze edhe jashte saj.

    Përgjigju
  • Sefer daja: 19/04/2020 13:25

    Po mor zotni mir e ke ti nje fundjav pa makina! Po ne o te shplafte vetem per fundjav e perdorim makinen se gjat javes nuk na le lali Plehu:1000 lek nje or parkimi!!Fundjaven na e ze ti tani! Ska ngel tjeter veçse ti ulim....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?