I 'burgosur' në shtëpi, Tahiri e kalon të dielën në ballkon duke pirë cigare, avokati: Do apelojmë vendimin/ VD

13 Maj 2018, 11:16| Përditesimi: 13 Maj 2018, 14:55

  • Share

TIRANE-Duke lexuar dokumente, lajmet me laptop, duke tymosur cigare dhe biseda të herë pas hershme telefonike ka kaluar të dielën e parë në arrest shtëpie ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Report Tv sjell pamjet, ku ish-ministri për disa orë e ka qëndruar në ballkonin e apartamentit të tij në katin e tretë  te 'Kodra e Diellit', ku prej pasdites së të shtunës nuk i lejohet të dalë pasi është me masë arrest në shtëpi.

Këtë masë e caktoi gjykata e krimeve të rënda pasi Saimir Tahiri për prokurorinë është person në hetim dhe i dyshuar për konsumim të veprës penale trafik narkotikësh në kuadër të grupit kriminal dhe korrupsion pasiv. Paçka se nuk kanë munguar reagimet e politikës dhe aktorëve publik e diplomatik për këtë masë arresti caktuar nga gjykata vetë Tahiri edhe pas 24 orëve ka zgjedhur të heshtë.

I vetmi reagim më pranë Tahirit për këtë masë sigurie është ajo e avokatit Maks Haxhia i cili për ReportTv u shpreh se “Jemi njohur me vendimin, po studiojmë materialin dhe shumë shpejt do të bëjmë ankim pasi nuk shohim asnjë provë të re që duhet të mbaj me masë sigurie zotin Tahiri”. Kjo është hera e dytë që ndaj ish ministrit Tahiri caktohet një masë sigurie nga gjykata, e cila më parë i bllokoi atij pasaportën dhe kartën e identitetit. Ky vendim u apelua dhe prej disa muaj ish ministrit u kthyen mjetet e identifikimit personal.

Pranë banesës së ish-ministrit Tahiri situata paraqitet e qetë pa prani të simpatizantëve apo përkrahësve të tij, ndërsa herë pas here aty kalon një patrullë policie për të kontrolluar respektimin e masës së sigurisë. Për prokurorinë masa e arrestit u kërkua pas mbërritjes së letër-porosive të mbërritura nga Greqia dhe Italia për llogari të akuzës shqiptare. Ish ministri Tahiri prej Tetor 2017 ndodhet në hetim në kuadër të dosjes Habilaj, ndërsa pjesëtarët e këtij grupi janë arrestuar në Itali me në krye Moisi Habilajn.

Dita e parë në "arrest shtëpie", Tahiri në ballkon duke pirë cigare
Komento

Komente

  • Shqiptari i vertet: 14/05/2018 06:48

    Arresti shtepiak eshte shumë i mirë per te Ketu duhet arresti me burg Por ky nuk eshte i vetmi qe duhet te shkoj mbrapa grilave..

    Përgjigju
  • Tironsi: 13/05/2018 23:18

    Me Kujtohet Qorri kur dilte gjithe arroganc dhe thoshte qe arestuam % kaq polic... perjashtuam % kaq polic ... proceduam % kaq polic..... Tani te dali e te thote arest % kaq ministra..... dhe tre oficerat e tije ne Kerkim....dhe disa te tjere qe po mcifen mos idali emri nga vetingu.

    Përgjigju
    • Fredi: 14/05/2018 00:01

      5% me pak vrasje hahahaha 99% e kanabisit e asgjesuar hahahaha grafiket me ngjyra hahahahadilte tek portokallia hahaha tek Mamaqi hahaha tek Cani hahaha mos Tironsi mos se eshte gjynah hahahaha boom lazaratit booom booom me hashash gjithe shqiperine, kerkonte dhe vete te hetohej nga prokuroria karafili se kujtoi qe do ishte minister i perjetshem hahahaha

  • Alfred: 13/05/2018 16:25

    Problem i madh qe i kan dhen denimin me burg shtepie ma merr mendja se nuk e ka problem fare por e keqja esht qe shqiperin po e drejtojn kriminelet

    Përgjigju
  • tirana: 13/05/2018 15:13

    E kane per te mesuar Tahirin, ne rast se do futet ne burg, te praktikohet te mbylli gojen!!

    Përgjigju
  • opinion.: 13/05/2018 13:51

    i shkon rama ne mbremje me nje kado,viziton dhe i ndajn paret eksport produkve la verdora.

    Përgjigju
  • Hama ti mua: 13/05/2018 12:09

    Kto fundërinat që kan bër arest shtëpie për Sajmir Tahirin ku i kan faktet . Ky hajdar mata një mal9k ordiner k9k pa lar po shkërdhenin që vrau 26 vet mes tyre dhe fëmi a e mori ndonjëher skerdhenin në pytje po lul kriminelin po krye kriminelin salhe po like floririn . Mjer shqipria të të gjykoi një fundërrin si hadar mataj nje malok kok pa lar nje idjot i ler familje injorantësh deri në palc mjer Shqipria mjer

    Përgjigju
  • Dea: 13/05/2018 11:28

    Po kur te shkoj ne hale do e nxirrnine foto? Ky sikur eshte star show dhe jo trafikant qe me arrogance dhe papjekuri ja futi vetes. Me mire cojini dhe Shullazin aty qe te lozin domino dhe te qajne hallet sesi i genjeu mendja. Lidheni se mos tenton vetvrasjen si ne itali.

    Përgjigju
  • Pjeter: 13/05/2018 11:27

    Po lereni rehat ore se cfare kane bere te tjeret dhe e han ky i shkreti kot ! Vetem diktatura te permendte kusherit dhe te internonte per ta . U tmerru populli cdo dite me keq se Enveri vellai keti djali halles e xhaxhait ati ! Ore aekuptoni se jemi ne demokraci , dhe cdo person mban pergjegjsi per vete ! Po me kujtoni luften e klasave qe kaq shume kam vuajtur , prej saje !

    Përgjigju
  • Pjeter [email protected]: 13/05/2018 11:20

    Po asme pi cigare nuk doni me e lene

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?