Ditën infermiere, natën artiste, Blerta Llace rrëfehet në emisionin 'Një nga ne': Shëndetësinë e njoha që 40 ditëshe

1 Shkurt 2023, 22:26| Përditesimi: 1 Shkurt 2023, 22:34

  • Share

E kaloi fëmijërinë në ambientet e spitalit, jo për shkak të ndonjë sëmundjeje, por sepse të dy prindërit i kishte punonjës të shëndetësisë.

Ishte pikërisht ky 'takim i parë' që ia përforcoi dëshirën për të qenë pranë pacientëve dhe për të ushtruar një profesion sa human, aq edhe sfidues.

Shëndetësinë e kam njohur që 40 ditëshe", tregon Blerta Llace në emisionin "Një nga ne" në Report Tv.

Prindërit kanë qenë një mbështetje e madhe për Blertën dhe e kanë inkurajuar që të mos heqë dorë nga ëndrrat.

Sot infermiere në Poliklinikën e Specialiteteve në Elbasan, na tregon sa dinamike është dita e saj.

E nis çdo ditë në punë me vizita e pastaj vendin e zënë pasionet e panumërta.

Asgjë nuk e çon dëm, riciklon filmat e grafive që merr tek puna, deri tek bidonat e detergjentëve të cilët i ka kthyer në oaz lulesh në ballkonin e shtëpisë.

Por, nuk përfundon këtu. Do të mahniteti nga pikturat e saj, punimet në qelq dhe metal, pirografitë dhe stilimet me makinë qepëse. 

Për më shumë ndiqni emisionin "Një nga ne".

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?