“Ditët e Mios”, Korça në telajot e 51 piktorëve nga 15 shtete te Europës

26 Tetor 2023, 16:31| Përditesimi: 26 Tetor 2023, 16:35

  • Share

Është çelur në Korçë, kolonia ndërkombëtare e artit figurativ "Ditët e Mios".

Marrin pjesë 51 mjeshtra të telajos nga 15 shtete te Europës, të cilët do të qendrojë në Korçë deri më 28 tetor.  Piktorët janë duke punuar në çdo cep të qytetit të frymëzuar nga Korça dhe ngjyrat e bukura të vjeshtës dhe në natën përmbyllëse do të prezantojnë punimet e tyre.

“Për herë të parë marrin pjesë piktorë nga 15 shtete. Ia vlen të njihet Korca dhe i madhi Mio dhe mendoj se do të jenë 4 netë shumë të bukura”, Blerta Belliu organizatore.

“Mio i madh bashkon gjithë piktorët. Korça është basion i artit në Shqipëri dhe në ballkan”, tha Anastas Kostandini piktor.

Kjo veprimtari artistike e kthyer tashmë në një traditë po fuqizohet çdo vit e më shumë duke rritur interesimin e shumë artistëve shqiptarë dhe të huaj.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?