Edhe pse fund tetori, turistët e huaj janë të shumtë në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.
Në gjermani unë mësoj gjuhën shqipe këtu mësoj nga ju,,,
Ne takojmë një grup turistësh gjermanë, të cilët shprehen të impresionuar nga bukuritë natyre dhe mikpritja, teksa urojnë që Shqipëria të bëhet shpejt pjesë e Bashkimit Europian.
“Jam nga Hamburgu, Gjermani. Erdha këtu sepse vëllai im I madh më sugjeroi të vija këtu. Jam I impresionuar, shpresoj që SHqipëria të jetë pjese e BE për 10 vitet e fundit. Shqipëria po shkon cdo ditë në progress, është ndryshe nga Gjermania”, tha një turist.
“Është vend interesant ku mund të bësh shumë eskursione në mal dhe det, do I këshilloja të afërmit e mi ta vizitonin shqipërinë, cmimet këtu janë të pranueshme”, u shpreh një turistë.
“Është hera e parë që vij në Divjake dhe Shqipëri, njerëzit janë shumë miqësor. Është një vend shumë I bukur ka një zhvillim të mirë në rrugën evropiane. Është vend me Histori shume të bukur”, tha një tjetër turist.
Guida turistike i kthyer nga Gjermania, që të punojë në vendin tonë u shpreh se turistët informohen dhe studiojnë mirë për vendet që vizitojnë. Që nga janari 2023, Shqipëria ka pritur një boom turistësh prej 7.3 mln deri në fillim të muajit tetor.