Foto ilustruese

Kronikë

Divjakë, 19-vjeçari me motor dhe pa patentë përplas fëmijën 3 vjeç, arrestohet nga policia

28 Maj 2021, 09:37| Përditesimi: 28 Maj 2021, 09:50

  • Share

Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar me iniciale E.D, banues në Kryekuq, Divjakë pasi ka aksidentuar një fëmijë.

Mbrëmjen e djeshme në fshatin Kryekuq, duke drejtuar motoçikletën tip "Lifan" pa leje drejtimi, 19-vjeçari ka aksidentuar një fëmijë të mitur 3 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprat penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" dhe "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?