E rëndë në Divjakë/ 2 të rinj i futen në shtëpi 81-vjeçares, e dhunojnë dhe i vjedhin florinjtë, arrestohen nga policia! E moshuara: Njëri më torturoi e kafshova

9 Tetor 2023, 09:56| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 08:58

  • Share

DIVJAKË- Kaleme Dardha, 81 vjeç, është dhunuar barbarisht nga dy të rinj, 25 dhe 19 vjeç. Ata bënë planin gjakftohtë për të vjedhur në banesën e fqinjës së moshuar, tre ditë më parë, duke e ditur që 81-vjeçarja Kaleme Dardha është e vetme. Adrian Balla dhe Gentian Keçi i hynë në banesë në fshatin Shën e Premte, Divjakë dhe i vodhën me dhunë bizhuteritë e floririt.

Deputeti socialist i zonës Erjon Braçe thotë se autorët e kanë dhunuar barbarisht të moshuarën, e cila u ka rezistuar grabitësve.

“Të dy grabitësit horra janë nga i njëjti fshat, më turp nuk ka. Te dish sa vjeç është, te dish qe është e vetme dhe e pambrojtur dhe ta dhunosh kështu, nuk ka ndodhur kurrë me pare, kurrë ne atë fshat! Mezi pres që fshati të reflektojë ndaj një barbarie të tillë!”, shkruan Braçe.

E moshuara ka denoncuar se hajdutët i morën me dhunë bizhuteritë që kishte në banesë dhe policia arriti të zbulojë se ishin bashkëfshatarë të saj.

Nga hetimet rezultoi se të arrestuarit, Adrian Balla, 25 vjeç, dhe Gentian Keçi, 19 vjeç, janë autorë dhe të 4 vjedhjeve të tjera, të kryera në banesa aktualisht të pabanuara gjatë 2 javëve të fundit. Blutë e Divjakës i sekuestruan bizhuteritë e floririt, pajisje elektro-shtëpiake dhe produkte të tjera, të vjedhura prej tyre.

Kaleme Dardha ka treguar për gazetarët momentet e tmerrit

“Unë isha vetëm fare në shtëpi, ishte ora rreth 12:30, shkova në tualet dhe kur u ktheva për të hyrë në dhomën e gjumit vura re që dera ishte hapur. Mendova se mos është hapur nga era, mbylla derën dhe kur u ktheva për te dhoma e gjumit ai më erdhi nga mbrapa. Më kapën nga mbrapa dhe më shtrinë përmbys në dysheme.

Pastaj torturë. Ishte me kapuç, vetëm një ishte dhe nuk më thanë asgjë. Nuk më pyetën për asnjë. Më vuri këmbët te mesi dhe më tërhiqte nga koka e qafa. Isha fillikat e vetme në shtëpi. Pastaj ai më futi gishtat në gojë dhe unë e shtrëngova edhe pse nuk i kisha dhëmbët, në atë moment ai më lëshoi. Por gjaku im rridhte rrëke, nuk ndjeja asnjë dhimbje. Kur më lëshoi, doli jashtë. Në atë moment thash o Zot i madh çfarë i kam bërë se nuk tha as se çfarë donte dhe nuk mori asgjë. Pasi iku ai, unë fillova të laj gjakun, mora telefonin dhe mora komshiun" tregoi Kaleme Dardha

81 vjeçarja është nënë e dy vajzave që jetojnë në Itali por e moshuara nuk ka pranuar të largohet pasi donte të jetonte në banesën e saj.

 

E moshuara e dhunuar

Ora 15:09
"Më shtrinë në dysheme e më pas torturë! Njërin e kafshova! 81 vjeçarja tregon si u dhunua nga hajdutët që hynë t'i vidhnin banesën në Divjakë

Nënë Kalemja jeton e vetme në fshatin Shën Premte të Divjakës. 82-vjecarja, tre netë më parë ka përjetuar dhunë çnjerëzore nga dy djem të fshatit që hynë me kapuçë në banesën e saj për ti vjedhur bizhuteritë. 

“Isha vetëm fillikat këtu në shtëpi. Ishte ora 12:30 e natës. Dera e jashtme hapur, e mbylla deren, dhe pasi ktheva të hy në dhomë, më kapi nga mbrapa dhe më hodhi në pllaka përmbys. Torturë, torturë nuk kam parë. Nuk më pyeten për asgjë, as për lek as për gjë. Më shtërngoi me gjunjë tek mesi, qafën ma rrotulloi si me qenë llastik na njëra anë të tjetren”.

Njëri prej grabitësve, thotë 82-vjecarja e ka goditur disa herë në kokë, duke i shkaktuar plagë. Pasi ka dalë prej kthetrave të dhunuesit, pranë i janë gjendur fqinjët.  Ajo jeton e vetme, pasi dy vajzat dhe nipërit janë prej vitesh emigrantë në Itali, ndërsa sot janë kthyer për ti qendruar pranë.

“Pastaj torturë. Ishte me kapuç, vetëm një ishte dhe nuk më thanë asgjë. Nuk më pyetën për asnjë. Më vuri këmbët te mesi dhe më tërhiqte nga koka e qafa. Isha fillikat e vetme në shtëpi. Pastaj ai më futi gishtat në gojë dhe unë e shtrëngova edhe pse nuk i kisha dhëmbët, në atë moment ai më lëshoi. Por gjaku im rridhte rrëke, nuk ndjeja asnjë dhimbje. Kur më lëshoi, doli jashtë. Në atë moment thash o Zot i madh çfarë i kam bërë se nuk tha as se çfarë donte dhe nuk mori asgjë në shtëpi vec vëthët e unazat. Pasi iku ai, unë fillova të laj gjakun, mora telefonin dhe mora komshiun më gjetën të larë në gjak. Unë e quajta veten të vdekur. Më morën më ccuan në spital, pasi komshiu lajmëroi policinë”.

Për grabitjen dhe dhunën ndaj moshuarës janë vënë në pranga Adrian Balla dhe Gentian Keçi, të dy nga fshati Shën e Premte i Divjakës. Policia tha se ata kanë vjedhur dhe 4 banesa të tjera të braktisura ku kanë marrë bizhuteritë e floririt, pajisje elektro-shtëpiake dhe produkte të tjera.

Nuk e priste prej bashkëfshatarëve këtë dhunë barbare, ndaj sot Kalemja kërkon dënim maksimal për ta.

“Unë kërkoj nga shteti drejtësi, si dhunohet një plakë 82 vjeç? Unë them shteti të japë dënimin më të rëndë. A bëhet kjo punë? As armikut nuk i bëhet kjo punë!”-tha ajo.

Ora 13:07
Dhunuan të moshuarën në Divjakë dhe i grabitën florinjtë, Braçe: Horra, ta dhunosh kështu kur është e pambrojtur më turp nuk ka

1696847337_Screenshot4.jpg

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër ndaj dhunës që është ushtruar ndaj një të moshuara në Divjakë, ku dy grabitësit i janë futur brenda në shtëpi dhe e kanë dhunuar. Më pas i kanë vjehdur edhe bizhuteritë e florirt. Braçe thotë se është një trup që grabitësit ishin nga i njëjti fshat, ku edhe pse  edinin se e moshuara ishte e vetme dhe e pambrojtur.

"Nëna në foto është Rahime Dardha, barbarisht e dhunuar! Është nga Shenepremte, Divjake. Tre ditë më parë, dy horra po nga ky fshat, kanë hyrë dhunshëm në shtëpinë e saj, për të vjedhur, kanë vjedhur gjithçka gjetën. 82 vjeç, e vetme, i ka rezistuar grabitësve, të cilët e kane dhunuar barbarisht, katandisur kështu siç e shihni!

Nga momenti i parë i ngjarjes deri dje në mbrëmje vone, Policia ne Divjakë ka kryer çdo veprim te paraparë nga ligji, për të vënë në pranga grabitësit. Dje ne mbrëmje vonë janë lidhur me pranga, që të dy. Me ta janë gjetur edhe materialet e vjedhura. Shumë shumë faleminderit Policisë së Divjakës!

Në anën tjetër. Siç thashë, të dy grabitësit janë nga i njëjti fshat, fqinje domethënë; me turp nuk ka!

Të dish sa vjeç është, të dish që është e vetme dhe e pambrojtur dhe ta dhunosh kështu, nuk ka ndodhur kurrë me parë, kurrë në atë fshat! Mezi pres që fshati të reflektojë ndaj një barbarie të tillë", shkruan Braçe. 

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bohhhh: 09/10/2023 19:56

    Me banen me qa me ket video . Po marshalla plak e fort 82 vjece e fort kampione . Gjynah gjith ket tmerr ket mosh

    Përgjigju
  • Mirditasi: 09/10/2023 16:57

    Nxirruani ftyrat barbonave…

    Përgjigju
  • Rebeka: 09/10/2023 16:51

    Njerin nga kto bastard qe dhunon grat plaka e kemi ne mes te Tiranes, Eduard Kelmendi, kur ska shtet nrm ndodhin kto

    Përgjigju
  • Mina: 09/10/2023 15:29

    Uf iu thafshin duart deri ne rreze! Mos befshin hajer!

    Përgjigju
  • poli: 09/10/2023 14:50

    te ishte enveri i varte ne trekembesh keta pushta...ajo plake eshte si nena juaj mormaskarenj...ti rrihni ne thupra thane..dhe hidhini kripe sa tu dale shpirti...

    Përgjigju
    • Pa vlere: 09/10/2023 16:11

      ..e dinte nje gje ai Enveri. Edhe ne perendim ta besh kete gje, te fusin nja 3, 4, denime dhe nuk del pa nje 45 vjet burg. Enveri nuk kishte lek ti mbante aq gjate, dhe i binte shkurt: i hypte te ai trkendeshi. Pastronte me mire sitiaten nga keta kafshe!

  • Tahipi: 09/10/2023 14:05

    Te ishte xhaxhi do ishin ne kanop

    Përgjigju
  • korbozi: 09/10/2023 13:36

    kabi ne dru e leri me dekada ne burg keta lloca divjake

    Përgjigju
    • cash: 09/10/2023 21:19

      Nuk jane divjaksa por shenepremsa, llum.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?