Mbledhja e fundit e Këshillit Politik për Reformën Zgjedhore, përfundimisht demostroi se zgjedhjet e ardhshme dhe zgjedhjet në përgjithësi do vazhdojnë të funksionojnë me Lista të mbyllura, ata indirekt dhe qartazi e konfirmuan këtë fakt, e konfirmuan kur sanksionuan sa kandidatë për deputetë do të kish Lista e Deputetëve të çdo Qarku, ku sipas tyre do të kish fiks sa deputete ka ai qark sipas Kodit te vjeter Zgjedhor, si dhe poziconimin dhe renditjen e femrave ne keto lista të mbyllura. Ndryshimi tjeter dhe shtrengimi në një muaj i fushates zgjedhore perpos taktikave te tyre personale rivërtetoi që ata nuk duan tja dinë fare për shqiptaret dhe vazhdojnë ti trajtojnë ata si skllever minierash te leckosur, te cilet duhen vetem per te gërmuar malin jo per ti hypur atij.
Shpesh perpiqemi te kapim fillin e kesaj situate, por filli nuk kapet më, tashme eshte nje rrjetë merimangash e thurur plot djallezi dhe bashkepunim kriminal, ata jane nje grusht interesash të bashkuar përballë gjithë shqiptarve pa perjashtim.
Mashtrojne kur thonë që edhe Listat aktuale të mbyllura e garantojnë sovranitetin dhe perfaqësimin e shqiptarve, JO dhe JO. Listat minimalisht nuk hartohen as nga Partia ose organet e saj drejtuese sic e ka Ligji per Partite Politike ose Statusi i Partive, ato jane eskluzivitet të Pashait të Partise, kjo është e neveritshme, e patolerueshme dhe përbën një shkak thelbësor rebelimi mbarëkombëtar.
Shqipëria është përgjatë gjithë kohës në një destabilitet të qëndrueshëm, krizash dhe korrupsioni te strukturuar.
Në Shqipëri është vrarë demokracia në ditë me diell, cinizmi i një grusht njerëzish që kanë uzurpuar politikën prej tre dekadash eshte që bejne sikur nuk kuptojne qe tashme gjithe shqiptarët e kanë kuptuar çfarë po ndodh dhe sa të pabesë dhe përjashtues jane ata që janë në krye.
Ndryshimet e djeshme ishin të shemtuara si vete ata, jo vetem qe injoruan dhe nuk preken sistemin zgjedhor, por nuk preken as Referendumet, biles edhe kuotat e grave qe bene sikur i sanksionuan, une do ti quaja nje lemoshe poshteruese dhe diskriminuese, sidomos ne nje vend si Shqipëria ku gjysma e popullsise eshte saktesisht dhe zyrtarisht e perbere nga gratë, është skandaloze që burrat jo vetëm sundojnë politikisht por me fodullëk dhe diskriminim japin lëmoshë duke përcaktuar raportin 1 me 3.
Eshte nje hendek i madh tashme mes partive politike që janë fiks si rrecka te grisura qe mbahen me zor ne shkopin e kohes dhe shqiptarve te heshtur por te neveritur nga keto rrecka te perdala. Tashme jemi ne nje epoke te ndermjetme, epoke te cilen arbereshi dhe filozofi i madh Antonio Gramshi do e percaktonte me fjalet "Bota e vjeter po vdes. Ajo e reja po vonon te lind. Dhe ne kete dritehije lindin perbindwshat" ...
Dhe dihet, do shtoja une, perbindeshat vdesin po nuk i ushqeve, vdesin po nuk i votove.
Duhet qe Rudina Hajdari dhe te tjere te krijojne nje parti me qellimin kryesor qe nqs fiton zgjedhjet, puna e pare do jete ndryshimi i sistemit zgjedhor.
PërgjigjuPerbindeshi Berisha?
Përgjigju