Një 55-vjeçar nga qyteti i Memaliajt është gjendur i pajetë para pak minutash në banesën e tij në lagjen Nr.1 në qytetin e Memaliajt. Lajmi konfirmohet për Report TV nga Qendra Shëndetësore në këtë qytet. Kanë qenë komshinjtë e të ndjerit të cilët kanë gjetur të vdekur 55-vjecarin Leonidha Duka banor i Memaliajt.
Një ditë më parë, Duka u shtrua në gjendje të përkeqësuar në Qendrën Shëndetësore në Memaliaj pasi ra në tokë pa ndjenja. Në Memaliaj, pritet të mbërrijë një grup ekspertësh për të vërtetuar shkakun e vdekjes. Leonidha Duka 55-vjecar, jetonte i vetëm në banesë.