Tiranë/ Djegia e 2-vjeçares me cigare, vëllai i mitur pranon ngjarjen në prani të psikologes! Gjyshja për Report Tv: Na tha se gjuajti pa dashje

TIRANË- Familja e vajzës 2-vjeçare që përfundoi në spital në gjendje të rëndë infeksioni pas djegies me cigare në trup nga vëllai i saj më i madh, 9-vjeç, jeton në kushte të mjerueshme,

Familja Ruqi, pjesë e komunitetit rom në Shqipëri jeton në një barakë në zonën e Tufinës në periferi të Tiranës.  Report Tv ishte në barakën ku jeton e mitura ku gjeti gjyshen e vajzës së vogël, Lirie Ruqi. Ajo zbuloi se çfarë tregoi nipi kur panë vajzën e djegur.

‘Më tha Davidi e ka djegur me cigare tha. E gjeta cigaren përdhe e gjujta, pa dashje i ra motrës. ‘- tha ajo.

E vogla, dyshohet se rreth 1 javë ma parë, është djegur me cigare në pjesë të ndryshme të trupit nga vëllai. Nga pakujdesia apo jo, prindërit e kanë lënë pa asnjë trajtim, derisa gjurmët e djegies u infektuan.

‘Infeksioni i gjallë është këtu mi none!’- tha gjyshja.

Vajzën 2-vjeçare e çoi në spital më 15 nëntor halla e saj në QSUT. Mjekët e panë gjendjen e vështirë dhe e futën në shërbimin e reanimacionit të pediatrisë, por nga bluzat e bardha mësohet se gjendja e saj është stabël.

Djali është marrë në pyetje edhe nga policia në prani të psikologut dhe ka pranuar se e ka djegur motrën me bishtat e cigareve, pa dhënë një motiv përse, ndoshta duke e konsideruar si lojë të parrezikshme. 9-vjeçari aktualisht sipas gjyshes nuk shkon në shkollë.

Nga hetimet e deritanishme nuk ka të dhëna që vajza të jetë dhunuar apo djegur nga persona të tjerë të familjes, dhe as të jetë abuzuar seksualisht me të, siç u spekulua në disa media, kjo e vërtetuar me analizat e kryera nga ekspertiza e mjekëve-ligjorë.

Lojë apo jo, fakti që e vogla u la deri në këtë gjendje pa mjekim, duke iu përhapur infeksion në trup, policia i është drejtuar shërbimit social, dhe mund të shkohet deri në heqjen e së drejtës së prindërimit.

Ora 13:09
Report Tv në Tufinë, aty ku jeton familja e 2 vjeçares që u dogj me cigare, shikoni kushtet e mjerueshme (VIDEO)

 

Report Tv ishte në banesën e familjes ku 2 vjeçarja u dërgua në spital me plagë djegieje. Ata jetojnë në Tufinë në barake në një lagje ku jetojnë dhe pjesëtarë të tjerë të komunitetit rom.

Kushtet janë të mjerueshme.

Davidi, vëllai I të voglës nuk është i regjistruar në sistemin arsimor dhe nuk frekuenton shkollën.

 

Ora 13:07
Flet për Report Tv gjyshja e 2-vjeçares që u dogj me cigare: E ka gjuajtur i vëllai pa dashje

 

Lirie Rruça, gjyshja e 2 vjeçares e cila u dërgua e djegur më cigare në spital, në një intervistë për Report Tv deklaroi se e ka djegur i vëllai me cigare pa dashje. Për gazetaren Enxhi Musaj, gjyshja u shpreh se se nuk është në dijeni për kohën se kur e kanë dërguar në spital vajzën e vogël.

Ajo u shpreh se Davidi, 9 vjeç nuk shkon në shkollë.

‘Çfarë ka goca? Ishte pa qejf. E ka djegur me cigare. E ka gjetur përdhe cigaren e gjuajta pa dashje. Nuk di gjë kur e kanë dërguar. Ndoshta e ka dërguar pas dy tre ditëve.  Davidi nuk shkon në shkollë, ku di unë pse nuk shkon në shkollë. Infeksion i gjallë është këtu mi none.’- tha Lirie Rruça.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?