Reshje dëbore! Si parashikohen temperaturat për fundjavën (VIDEO)

5 Dhjetor 2019, 20:46| Përditesimi: 6 Dhjetor 2019, 10:44

  • Share

TIRANË- Tashmë që jemi në muajin dhjetor, jemi përballur dhe me uljen e temperaturave.

Gjatë ditës së sotme situata e motit paraqitet e qëndrueshme por pritet që gjatë mesnatës të përballemi me vranësira të cilat do të sjellin dhe reshjet e shiut gjatë ditës së nesërme. Meteorologu Hakil Osmani, tregon për Report Tv se gjatë ditës së nesërme do të kemi një rritje të temperaturave me 2-3 gradë.

"Orët e mesnatës priten që të kenë ardhjen e vranësirave, duke bërë që dita e nesërme të ketë prezencë të vranësia, ku do të jenë më të dukshme kryesisht në zonat malore dhe gjatë pasditeve ku dhe pritet të kemi prezencë të reshjeve të shiut. Po ashtu këto reshje priten që të jenë prezent edhe gjatë mesnatës dhe mëngjesit të së shtunës, ku priten të jenë me intensitet disi më mesatar. Ndërsa në zonat malore reshjet priten të jenë në formën e dëborës. Në orët vijuese pritet përmirësimi gradual i kushteve atmosferike, duke bërë që kthjellimet të jenë më mbizotëruese gjatë ditës së diel. Temperaturat më minimale janë regjistruar me minus tre gradë në zonat malore ndërsa ato maksimale në 14-15 gradë celcius. Duke filluar nga dita e nesërme pritet që vlerat termike të pësojnë një rritje me 2-3 gradë celcius duke bërë që vlerat minimale gjatë fundjavës të regjistrohen në 1-2 gradë celcius në zonat malore dhe maksimale 17 gracë celcius. Muaji dhjetor pritet të mbyllet me vlera termike më të mëdha se vlerat normale,pra do të jetë 2-3 gradë më i lartë", u shpreh meteorologu.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?