'Do doja të mos isha dëmtuar', Qerimaj në prag të kampionatit Europian: I vështirë kualifikimi në Lojrat Olimpike

23 Mars 2021, 11:52| Përditesimi: 23 Mars 2021, 13:28

  • Share

Nga data 3 deri më 11 prill në kryeqytetin e Rusisë do të zhvillohet kampionati Europian i Peshëngritjes ku sportistët e kombëtares shqiptare jo rrallherë kanë nderuar përfaqësuesen me medalje. Në prag të këtij kompeticioni Erkand Qerimaj thotë për ‘Report Tv’ se ka peng dëmtimin që pësoi në shkurt në kampionatin kombëtar.

“Faktikisht unë kam punuar një vit për këtë garë, por më penalizoi kjo periudhë në kampionatin kombëtar sepse dëmtova brrylin për shkak të pedanës. Pra për shkak të Kushteve. Do doja ta kisha patur atë provë që arrita,”-u shpreh ai.

Më tej Qerimaj refuzoi të pohonte se në këtë kampionat Europian synimi do të jetë një nga medaljet.

“Në kampionatin Europian shpresoj të jem mirë, të jap më të mirën time dhe të kem mundësinë të bëj garë,”-deklaroi peshëngritësi.

Kampionati Europian në Moskë vlen edhe për kualifikueset e Lojrave Olimpike. Edhe pse është një objektiv i vështirë Qerimaj shprehet se do ta provojë.

“Është një objektiv i vështirë, pasi lufton e gjithë bota. Për ne që të krahasohemi me superfuqi botërore siç janë Amerika, Kina dhe Rusia është e vështirë. Gjithsesi shpresojmë që t’ia arrijmë,”-tha Qerimaj.

Përveç kampionatin Europian dhe Lojrave Olimpike peshëngritësit shqiptar këtë vit do të impenjohen edhe në Botëror.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?