Do ktheheni në punë nesër? Këshillat si ta merrni veten pas festave

3 Janar 2021, 14:45| Përditesimi: 3 Janar 2021, 14:47

  • Share

Ditët e pushimit gjatë festave janë fantastike për tu rimëkëmbur nga ritmi kaotik i ditëve plot angazhime të vitit, por edhe për të kaluar më shumë kohë me veten dhe familjen. Kthimit në punë i druhen të gjithë dhe në shumë raste, thjesht ideja të shteron energjitë. Ja disa këshilla që do ju ndihmojnë për të përballuar me sa më pak vështirësi kthimin në punë pas festave.

Pranoni realitetin- Si çdo gjë në jetë, edhe pushimet e kanë një afat. Ndaj mos u demoralizoni por pranoni realitetin. Jini të ndërgjegjshëm dhe përgatituni shpirtërisht për faktin se ditët e para të rutinës suaj të punës do të jenë të vështira.

Vendosni prioritete- Gjatë kthimit në punë, mund t’ju duket sikur keni një mal me detyra për të bërë. Mos u frikësoni. Mjafton të vendosni prioritete mes detyrave që keni për të bërë, duke ia nisur me ato urgjentet.

Lexoni email-et para kthimit në punë- Mos u frikësoni nga prania e njoftimeve në adresën tuaj elektronike të punës. Për të lehtësuar kthimin në punë, një mbrëmje më parë hapeni postën elektronike dhe shikoni gjërat më urgjente për t’u bërë të nesërmen.

Bëni gati gjërat një ditë para-Në mbrëmje bëni gati rrobat, çantën, portofolin dhe çdo gjë që ju duhet për t’ia nisur ditën mbarë.

Shkoni më herët në zyrë- Nëse shkoni më herët në zyrë, jo vetëm që do të shmangni trafikun, por edhe ankthin që shkakton ai. Arsyeja e dytë përse duhet të shkoni më herët në zyrë është se mund t’i jepni kohë vetes që të përshtateni me ambientin dhe kolegët. Ju mund ta nisni ditën me një filxhan kafeje dhe do të keni kohë për të pastruar dhe sistemuar këndin tuaj të punës.

Komento

Komente

  • Mirditor: 03/01/2021 14:59

    nuk eshte e drejt me punu 8 ore si ai qe punon ne zyre si ai qe punon ne ndertim, shofer, mekanik, fabrik prodhimi me 3 turna. 5 ORE PUNE MJAFTOJN

    Përgjigju
    • Shkodrani: 03/01/2021 19:10

      Taman, ai qe punon ne zyre mjafton te punoje 5 ore dhe i realizon detyrat.

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?