Sport

'Do rrezikojmë gjithçka për ta fituar', Daja ndez supersfidën me Vllazninë! Brdaric: Jemi të uritur për pikë

25 Shtator 2021, 12:29| Përditesimi: 25 Shtator 2021, 12:32

  • Share

Të dielën në orën 19:45 do të luhet supersfida e javës mes Vllaznisë dhe Partizanit, me këta të fundit që deri më tani kanë marrë vetëm një pikë.

Ilir Daja, trajner i Partizanit: “Nesër është koha e duhur për t’u kthyer te fitoret në kampionat. Është një ndeshje që i ka të tre rezultatet brenda, por që ne jemi të dënuar për të rriskuar dhe për të shkuar te fitorja për të qenë më të qetë për vazhdimësinë. Sigurisht që ka edhe shumë pikë lojë, por fitorja me Vllaznisë do t’i bënte shumë mirë ekipit edhe nga ana psikologjikë.”

Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë: “Jemi të urituar, por dëshira për të fituar te lojtarët duhet të jetë më e fortë se e Partizanit.”

Esin Hakaj, futbollist i Vllaznisë: “Kam kaluar 3 vite te Partizani ku njërin prej tyre e kam luajtur rregullisht. Normalisht kur luan ndaj një ish-ekipi ka emocione dhe është një ndeshje shumë e fortë."

Java e tretë e Superligës mbyllet të hënën me sfidat Egnatia-Skënderbeu dhe Laçi-Kukësi.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?