‘Do shpërndahej në Europë nga bandat e Ballkanit’, kapet 1 ton kokainë e fshehur mes lëkurëve të lopëve në Kolumbi (VIDEO)

8 Janar 2022, 07:35| Përditesimi: 8 Janar 2022, 09:10

  • Share

1 ton kokainë e fshehur mes lëkurëve të lopëve është sekuestruar në një kontejner në portin e Buenaventura, në Valle del Cauca, në Kolumbi.

Kontejneri u identifikua në port pasi policët konstatuan se kishte mospërputhje në vula dhe nisën kontrollin, ku më pas qentë e Policisë Kundër Narkotikëve nuhatën drogën, ndërsa ekspertët janë habitur nga mënyra e fshehjes së drogës në lëkurën e gjedhit për eksport. Kokaina ishte e shpërndarë në fletë plastike të ngjitura në njërën anë të lëkurës së lopës.

Mediat vendase shkruajnë se kontejneri kishte destinacion portin e Burgasit në Bullgari, ku do të pritej nga anëtarët e Klanit Ballkanik, të cilët më pas do ta shpërndanin në Evropë, konkretisht në Francë, Gjermani dhe Itali. Nëse kokaina do të hidhej në treg do të sillte një fitim prej 75 milionë eurosh.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gimi: 08/01/2022 08:58

    Per dy dite do ket nje vrasje ne Shqiperi ne lidhje me kete ceshtje, patjeter sepse keshtu ndodh kur autoritete kapin drogen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?