Foto ilustruese

Kronikë

Do të kultivonin 580 fara kanabis, dy të arrestuar në Himarë

5 Qershor 2021, 09:59| Përditesimi: 5 Qershor 2021, 10:20

  • Share

Dy shtetas përkatësisht, Alfred Mbole, 33 vjeç dhe Buletin Yzeiraj, po 33-vjeç, të dy banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, janë vënë në pranga të policisë për tentative të kultivimit të lëndëve narkotike.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të kultivonin 580 fara kanabisi të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në një parcel toke në fshatin Çorraj, Himarë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?