Politikë

Do të menaxhojë ndihmat e donatorëve, Bledi Mane në Repolitix: Ilir Beqaj do të shpallet 'non grata' nga SHBA bashkë me Petrit Vasilin

24 Nëntor 2021, 21:41| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 23:07

  • Share

Sot emri i ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj u konfirmuar në krye të agjencisë që merret me ndihmat e donatorëve. Mirëpo gazetari Bledi Mane, duke ironizuar emërimin e tij në krye të kësaj agjencie, paralajmëroi në emisionin Repolitix, në Report Tv se Ilir Beqaj do të shpallet 'non grata' së bashku me deputetin e LSI-së Petrit Vasili.

'Ilir Beqaj do të menaxhojë ndihmat e donatorëve! Ilir Beqaj do shpallet 'non grata' bashkë me Petrit Vasilin, e kupton ça ironie i bën opozitës Rama, kjo është fatqekqësi dhe për ne.'- tha Mane.

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte zyrtari i 4-t shqiptar që shpallet “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit. I pari që hapi siparin e një vendimit të tillë ishte ish-Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe familjen e tij. Ndërkohë vetëm pak muaj më pas SHBA shpalli “non grata” një tjetër zyrtar shqiptar, i cili ishte i dyti në këtë listë, Tom Doshin dhe familjen e tij. Më 30 korrik 2019 DASH vendosi të shpallë si person të padëshiruar, duke i refuzuar hyrjen në SHBA kryetarit të Bashkisë së Durrësit asaj kohe, Vangjush Dakos dhe familjes së tij. Shkak mbetej sërish përfshirja e këtij zyrtari të lartë në korrupsion.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?