Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç

Kosova & Rajoni

‘Do të votoja pro bashkimit me Shqipërinë’, Vuçiç reagon pas deklaratës së Kurtit: Ky është kërcënim, po ta thoja unë do më varnin në Bruksel

22 Nëntor 2021, 16:28| Përditesimi: 22 Nëntor 2021, 18:44

  • Share

SERBI- Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili gjatë një interviste la të hapur mundësinë për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën. Për Vuçiç, ky bashkim po përdoret si një kërcënim nga Kurti, teksa ka theksuar se mosreagimi i ndërkombëtarëve në lidhje me këtë deklaratë është hipokrizi.

“Unë as nuk reagova. E lamë të shkojë një ditë dhe më pas reagoi Brnabiç. Nuk bëhet fjalë për një ambasador, por për të ashtuquajturin kryeministër që kërcënon të bashkojë Shqipërinë. Idetë për Shqipërinë e Madhe nuk shkaktojnë shqetësim në BE… Viola von Cramon mendon se mund t’iu ‘shesë mend’ të gjithëve dhe flet për gjithçka që po ndodh në Serbi. Edhe pse është e ngarkuar për Kosovën, nuk i ka shkuar ndërmend t’i kritikojë deklaratat e Albin Kurtit, kjo është e zakonshme për ta… Ky është vetëm fillimi, ne do të kemi edhe shumë probleme… Çfarëdo që të bëjë Serbia, nga vetëmbrojtja politike, ata kurrë nuk do të jenë të lumtur”, ka thënë Vuçiçi.

Vuçiç thotë se nëse një deklaratë e tillë do të vinte nga ai, ‘ndërkombëtarët do e varnin’ në Bruksel.

“A do të më varnin në Uashington apo në Bruksel?”, tha Vuçiçi me ironi.

Ky reagim i presidentit serb ka ardhur gjatë një ceremonie të punimeve për hekurudhën Beograd- Budapest. Ndërsa më herët ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç e cila tha se kjo deklaratë mund të destabilizojë rajonin.

Kujtojmë që Kurti gjatë një interviste për radio Monocole, është shprehur se do të votonte pro një referendumi për bashkimin me Shqipërinë. Kurti ka theksuar se ky nuk është prioriteti i tij gjatë këtij mandati qeverisës, por në të ardhmen nuk do ta përjashtonte mundësinë e bashkimit me Shqipërinë.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • emri: 22/11/2021 17:07

    po mire mor teveqel, ja ta thoshe : po ti me ke do te bashkohesh ? me kosoven shqiptare? po shko pyeti nje here kosovaret si ju ri bashkimi me serbine, ju nuk keni as shanse ... jo me te shkoni neper mend gjera te tilla. e me dashte ata te bashkohen me shqiperine, ti vec me shkume e mban.

    Përgjigju
  • Lui: 22/11/2021 17:05

    Ti ke bere me keq dhe nuk te ka thene asnje gjysem fjale. Perkundrazi te kane perkedhelur e vazhdojne te te perkedhelin. Ju keni promovuar kriminelet e luftrave ne Ballkan dhe i keni servirur si heronj dhe perseri nga Europa nuk te ka ardhur asnje koment, e jo me ankese. Ju dogjet, vrate e prete ne te gjithe Ballkanin dhe jo qe nuk kerkoni falje, por hiqeni sikur jeni ju viktima dhe jo shqiptaret, boshnjaket, kroatet..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?