Sociale

‘Do të vras, prindërve do t’u them u mbyt’! Burri e kishte denoncuar si të zhdukur, shokon nëna e 4 fëmijëve (VIDEO)

4 Maj 2021, 17:27| Përditesimi: 4 Maj 2021, 18:59

  • Share

Ajo ishte dy muajshe shtatzënë me fëmijën e saj të tretë, kur vendosi t’i jepte fund një martese të vështirë, mes dhunës së vazhdueshme nga xhelozia. 33-vjeçarja shokon kur tregon kërcënimin me jëtë nga ish-bashkëshorti i alkoolizuar, i cili vuri dorë edhe mbi fëmijët. Ajo punonte për të ushqyer familjen, ndërsa ai njoftonte policinë duke e denoncuar si të humbur.

U dhunova në 13 vite martesë. Ai ishte një person i alkoolizuar që vuri dorë edhe mbi fëmijët. Nuk e harroj momentin kur djali më telefonoi dhe më tha: ’’Mami hajde, se babi po na mbyt’’. Ai njeri çfarë nuk më ka bërë në këtë jetë. ’’Do të var gurin në qafe dhe do të hedh në det’’-me thoshte cdo natë,- ’’Se prindërve të tu do t’u them u mbyt’’. Unë shkoja në punë për të siguruar ushqimin e fëmijëve, ndërsa ai njoftonte policinë duke më denoncuar sit ë humbur. Jeta ime ka qenë një tmerr me të....

33-vjecarja nuk donte t’i jepte fund martesës, për hir të tre fëmijëve. Ajo tentoi të bënte bashkëshortin praktikant të një feje, si e vetmja shpresë për ta ndryshuar.

Iu futëm edhe fesë me ish-bashkëshortin, por nuk ndryshoi asgjë. Më në fund mora vendimin për t’u ndarë dhe nuk dëgjova fjalët e askujt. Kisha mbetur shtatzënë me fëmijën e tretë, por nga xhelozia ai gjithmonë dyshonte se fëmijët nuk ishin të ti.

Me ndarjen e çiftit, pas 13 vitesh martesë, secili vazhduan jetën e tyre, ndërsa sot Flogerta jeton në qytetin e Durrësit me një tjetër person, me të cilin ka sjellë në jetë fëmijën e saj të katërt, por problemet nuk morën fund.

Ndërsa isha në proces divorci, unë mbeta shtatzënë me partnerin e ri. Vajza e vogël, u regjistrua në trungun e ish-bashkëshortit. Sot unë me partnerin e ri po hasim probleme, pasi nuk marrim dot atësinë dhe mbiemrin e babait biologjik të saj. I jam futur një procedure ligjore, që nuk po e kuptoj pse po zvarritet. Është absurde, që vajza ime të mbaj atësinë e ish-bashkëshortit.

VIDEO/Emisioni i plotë 'Pa Gjurmë' 

Sikur të mos mjaftonin peripecitë e jetës së saj, një tjetër problem është shfaqur. Vajza e madhe nga martesa e parë prej një muaji nëna nuk ka kontakte me të. 11-vjeçarja la shkollën dhe udhëtoi nga Durrësi për t’u rikthyer tek shtëpia e babait në Kashar, pa njoftuar askënd. E mitura nuk pranon të takohet me nënën, e cila e ka në kujdestari me vendim Gjykate, ndërsa pohon se dëshiron të qëndrojë me babain.

Nuk kemi zbuluar asgjë si përfundoi vajza në Kashar. Ajo u largua drejt babait të saj. Fillimisht i ati e mohoi se ishte tek shtëpia e tij, më pas tregoi. Unë vura në alarm shkollën, madje shkova deri në polici. Kur ata hapën kameran, vajza nuk kishte shkuar në shkollë. Kur mora ish-bashkëshortin, ai nisi të më shaj siç bënte gjithnjë. Vajza më pohoi se një grua e panjohur e ka ndihmuar të shkonte tek i ati. Nuk e di pse vajza nuk kthehet tek unë. Ishim në polici kur kërkova ta merrja, por ime bijë u shpreh se donte të rrinte tek babai i saj

 

O.D.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?