Gjykata e Bosnje-Hercegovinës në Sarajevë dënoi presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik, me një vit burgim dhe gjashtë vjet ndalesë të ushtrimit të detyrës së presidentit, për mosrespektimin e vendimeve të Përfaqësuesit të Lartë të bashkësisë ndërkombëtare, Christian Schmidt. Dodik është i shpallur non grata nga SHBA njëjtë si Sali Berisha.
Analisti Fatmir Sheholli tha në “Studio Live” me Arbër Hitajn në Report Tv se një fat të tillë do ta kenë edhe persona të tjerë në Ballkan që janë në listën e zezë amerikane.
“Milorad Dodik ka kohë që është në listën e zezë amerikane dhe ky fat i cili tashmë është mbi të,do të jetë edhe për shumë të tjerë në Ballkanin Perëndimor, të cilët duhet ta kuptojnë se rendi i ri botëror ka filluar me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë dhe ky fat i Dodikut i pret edhe disa të tjerë në këtë sferën dhe politikën amerikane e cila padëgjueshmërinë ndaj sferave amerikane e sheh si çështje që ka të bëjë me pengesën e zhvillimit demokratik dhe në këtë aspekt do të ndodhin le t’i quajmë çështje të dridhjeve tektonike në Ballkan”,- tha Sheholli.
“Kush është në listën e zezë amerikane, ose kush ka embargo amerikane, tash e tutje do ta ndjejnë këtë ndjesinë e jashtëzakonshme të rendit të ri botëror, të cilin ësht duke e krijuar Donald Trump”,- theksoi ai.
Komente
