Ekskluzive/ Dogji ish-gruan me qumësht të valuar, nuk ndalet as nga qelia: Nëse bëj burg do futesh nga ke dalë

15 Dhjetor 2019, 20:06| Përditesimi: 15 Dhjetor 2019, 21:26

  • Share

TIRANË - Nga qelia e burgut ku ndodhet pasi për pak i mori jetën ish-bashkëshortes së tij, B.Balla nga Librazhdi i ka dërguar mesazhe kërcënuese ish-bashkëshortes së tij, D.S duke i kërkuar të tërheqë denoncimin, ndryshe do ta pësojë keq.

"Tërhiqe denoncimin! Thuaj që je djegur vet që të mos bëj burg. Në të kundërt nëse bëj burg i bie të zhdukesh ose të futesh nga ke dalë", janë këto fjalë që Balla i ka thënë ish-bashkëshortes së tij, me të cilën ka dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Historia e dhunshme e B.Ballës u zbulua ekskluzivisht nga Shqiptarja.com më 19 nëntor, kur ai hyri me forcë në shtëpinë e D.S ku e dogji me qumësht të valuar në dhomën e gjumit ku qëndronte me dy fëmijët, ndërsa nuk ndali dhunën as ndaj ish-vjehrrës. Por jo vetëm kaq. Pasi ish-gruaja shkoi në spital me plagë të rënda, ai i shkoi nga pas ku tentoi ta mbysë me jorgan. U zbulua nga mjekët dhe u hodh nga kati i tretë ndërsa disa orë më pas u vu në pranga nga policia.

Historia e gruas të re, D.S është e trishtë. Ajo kishte vuajtur ndër vite dhunën e bashkëshortit, i cili kishte guxuar të tregohej jo njerëzor edhe me të bijën e porsalindur, teksa e kishte djegur me cigare.

Drejtësisë i kishte shpëtuar paq, me dënime simbolike, teksa menjëherë sapo doli nga burgu sërish ju rikthye dhunës duke djegur ish-gruan.

Edhe pas hekurave ku qëndron në masë arresti me burg pas kallëzimit që bëri në polici D.S, B. Balla nuk e lë të jetojë e qetë, duke e kërcënuar me jetë.

"Ishalla të marrë dënimin e merituar, sepse nuk kam besim fare tek gjykata. Shpresoj të marrë dënimin maksimal", thotë ajo.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kafsha: 16/12/2019 11:39

    Rraseni brenda kete bajgë dhe mos e nxirni më. Ja ku I keni edhe provat e tjera ! Prove janë edhe deklaratat e kriminelit. A keni degjuar kur të arreston policia e të thotë qe të mos thuash asgje gjatë arrestimit sepse ato qe thua do të perdoren kundra teje? Ja ku ka edhe prova të tjera, shantazh dhe shtjerje frike e terrori. Prokuroria ta ndihmoje menjehere vajzen dhe ti japi urgjent në kohe rekord divorcin! O vajza, hapni sytë se me kë bajgë perfundoni!

    Përgjigju
  • Konjak: 16/12/2019 08:35

    Nese barbarizmave te ketij lloi nuk u vihet fre ,atehere i bie qe ne shqiperi te mbreteroi barbaria dhe injoranca .Nese edhe tani ,drejtesia do te beje pseudodrejtesine ,atehere shqipetaret s'kane asnje shanc per te pasur drejtesi te reformuar ,ashtu sic pretendohet .Zoti na dhente mend . Faleminderit .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?