Kreshnik Spahiu dhe Sali Berisha

Doktor, 'burrat e shtetit' s’shajnë gazetarët, nga gratë dhe motrat

8 Maj 2020, 21:30| Përditesimi: 8 Maj 2020, 21:33

  • Share

Shtetasi Sali Berisha sot kishte sulmuar 5 familjet e gazetarëve më të njohur në Shqipëri.

Do thoni ju: Si i kish sulmuar?

Sulm banal, ordiner dhe të pa burrni.

Kishte nxjerrë fotot e motrave, grave dhe fëmijëve të gazetarëve, duke i akuzuar se ata punojnë në shtet, a thua sikur se ky është krim.

Merrej me motrën e Dritan Hilës e cila ka 20 vjet që punon në shtet madje edhe kur Dritani ishte rrugëve.

Dritani mund të jetë komunist, nazist, apo demokrat me bindje, por ç’taksirat ka motra e tij që ndoshta mund të ketë vite që s’flet me Dritanin?

Ajo mund jetë 10 herë më e formuar, arsimuar dhe më profesioniste se Dritani. Ajo mund të fitojë disa vende pune pa ndihmën e të vëllait.

Berisha sot merrej edhe me dy djemtë e Mero Bazes.

Unë mendova se mos dy djemtë e Meros janë arrestuar , apo kanë bërë ndonjë vrasje. Jo në fakt, nuk janë arrestuar, janë arsimuar.

“Maskarralleku” i djemve të Meros qenka se janë shkolluar në Oksford dhe punojnë si juristë me 300 euro tek Avokati Popullit dhe Pushteti Lokal.

Do thoni ju: Po edhe gazetaret kanë shkruar për familjen e Sali Berishës?

Po shumë e vërtetë ,por ka një ndryshim ligjor, moral, politik dhe mediatik. Media e ka detyrim të shkruajë për familjet dhe jetën private të kreut të shtetit dhe njëkohësisht ai që na udhëheq, duhet të hapë letrat për familjen dhe veprimet apo pasurinë e familjes kur të qeverisë Shqipërinë , ashtu si çdo kryeministër apo President në botë.

Biografia dhe kontrolli familjar nuk i bëhet gazetareve, por qeveritarëve.

Këto janë rregullat e një shteti ligjor.

Mero Bazen apo Dritanin, Irisin apo Anila Bashën mund t'i kesh kundërshtarë politikë dhe mund t’i sulmosh 24 orë për pozicionin apo profesionin, por burri plak 76 vjeç që ka drejtuar 14 vite Shqipërinë nuk mund të ulë nivelin, moralin, burrërinë dhe traditën zakonore shqiptare duke iu gjuajtur nën brez tek motra, gruaja dhe fëmija.

As gjaksi nuk merret me gratë dhe motrat. Por mesa duket është e drejtë shprehja: “Huqi del me shpirtin.”

Komento

Komente

  • Duli: 10/05/2020 17:27

    Ky Kresh Spahiu Me cilen organizate KRIMINALE eshte Me PS apo mePD

    Përgjigju
  • Erik: 09/05/2020 08:13

    Burre shteti kush? Ky plehra?! E preke shume o Niku me keto qe ke shkruar. Kjo eshte gjeja me e pakte qe mund te presesh nga nje palaço si ky. Ka 7 vjet qe eshte kthyer ne nje portal ordiner qe vetem vjell vrer e ndjell vdekje sa here qe shkruan. Ushqen vec nje tufe vampiresh dhe trushplaresh qe ushqehen me kerma.

    Përgjigju
  • Beni: 08/05/2020 22:08

    Ýyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • dibran: 08/05/2020 21:48

    .... E paske bere lecke me kete pacavure shkrim-ordiner!!!!! Ai kerme duhet lene ne mes te haleses ku eshte futur, te qendroje aty deri sa shpirti ti dale dhe te mos i jepet asnje resht dhe asnje sekonde hapesire neper mediat SERIOZE!!!!! Ehhhh, cfare them edhe une????!!!!! KU KA SERIOZE!!!???? Se mos eshte serioz ky q1e ka shruar pacavuren!!! Nje brume jane! Kane ngrene BASHKE dhe ....deri sa ti vjellin te gjitha, ne vetem do te ....PRESIM !!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?