Pas prononcimit të kryebashkiakut të Poliçanit Adriatik Zotkaj, Report Tv ka siguruar dokumentet ku ai ka shkarkuar nga posti i administratorit të Njësisë Administrative, Edmond Zotkajn, i arrestuar për kultivimin e kanabisit.
Sipas dokumentit, Edmond Zotkaj është shkarkuar më datë 28 shtator. Më herët gjatë intervistës së Adriatik Zotkaj për Report Tv, ai ka mohuar të ketë pasur lidhje me Edmondin dhe se e ka shkarkuar atë pasi mori vesh se akuzohej nga policia.
Gjithashtu Report Tv ka siguruar dhe 3 dokumente të tjerë të shkarkimit të kryetarit të fshatit Zhitom i Madh, Qemal Qorraj, Jorgo Lilën me pozicion specialist në sektorin e pyjeve dhe të Aseri Tares, kryetar i fshatit Lybesh.
Kryebashkiaku gjithashtu ka shkarkuar dhe kryetarin e fshatit Çorrogjafë, Fatos Lamajn si dhe me ndihmës specialistin e pyjeve Ardian Zylyftari.
Lajmi kryesor:
Skrapari si Lazarati/ Pamje si thahej kanabisi në një stallë lopësh! Telefonata e policit që dekonspiroi 'Guardia di Finanza': Merre Fuatin dhe thuaji të zhdukë drogën! SPAK 23 urdhër arreste
E.M.//ReportTv.al